Putin inkurajon ushtarët rusë/ “Po shënojnë fitore të reja. Ekonomia në rritje, pavarësisht sanksioneve”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin inkurajon ushtarët rusë/ “Po shënojnë fitore të reja. Ekonomia në rritje, pavarësisht sanksioneve”

Presidenti rus Vladimir Putin është rikthyer të flasë për zhvillimet e fundit në fushëbetejë, pasi trupat ruse morën qytetin Soledar në Ukrainën lindore.

 

Shefi i Kremlinit e cilësoi dinamikën e re si pozitive dhe vlerësoi ushtarët rusë për atë që po bënin në terren.

 

Advertisement

VLADIMIR PUTIN

 

PRESIDENTI I RUSISE

 

Advertisement

Momenti është pozitiv dhe gjithçka po shkon sipas planeve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Shpresoj që luftëtarët tanë do të na kënaqin edhe më shumë me rezultatet e tyre ushtarake.

 

Putin foli edhe për situatën ekonomike në vend duke e cilësuar atë si të qendrueshme përkundër sanksioneve të perëndimit.

 

Advertisement

VLADIMIR PUTIN

 

PRESIDENTI I RUSISE

 

Advertisement

Është shumë më mirë jo vetëm ajo që parashikuan kundërshtarët tanë, por edhe ajo që parashikuam ne. Papunësia është në një nivel historikisht të ulët. Inflacioni është më i ulët se sa pritej dhe, më e rëndësishmja, ka një prirje rënëse.

 

Pavarsisht se palët janë shprehur në publik për negociata pwr paqen, duket se llogaritë ende do vazhdojnë të behen në fushëbetejë. Këtë të dielë autoritet ukrainase raportuan për bombardime të rënda në Dnipro, për 23 viktima dhe 35 të zhdukur nën rrënoja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy