Putin merr dozën e tretë të Sputnik, del vullnetar për të testuar një vaksinë hundore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin merr dozën e tretë të Sputnik, del vullnetar për të testuar një vaksinë hundore

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë dozën e tretë të vaksinës Covid-19. Lajmi është raportuar në mediat ruse, sipas të cilave Putin ka marrë një dozë të Sputnik Light.

“Sot, me rekomandimin tuaj dhe të kolegëve tuaj, mora një vaksinim tjetër, Sputnik Light. Ky quhet rivaksinim”, tha Putin në një takim me zëvendësdrejtorin e Qendrës Kërkimore për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë Gamaleya.

“Dhe sa i përket dhimbjes. Është bërë para dy orësh (rivaksinimi). Nuk ndjej asgjë dhe gjendja është në rregull, gjithçka është në rregull”, shtoi ai.

Presidenti rus ka dalë vullnetar për të testuar një vaksinë hundore për koronavirusin që është në zhvillim në Qendrën e Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya.

Advertisement

“A mund të marr pjesë në këtë eksperiment?”, pyeti drejtpërdrejt zëvendësdrejtorin e qendrës Logunov. Specialisti u përgjigj se do të ishte e nevojshme të nënshkruante paraprakisht këtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy