Putin: Na duhen rezerva drithi/ Presidenti rus urdhëron ndalimin e eksporteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin: Na duhen rezerva drithi/ Presidenti rus urdhëron ndalimin e eksporteve

Rusia duket se po përgatitet për luftë të gjatë në Ukrainë.

 

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar që eksporti i të gjithë të korrave të Rusisë duhet të ndalohet, pasi vendi ka nevojë për rezerva të qëndrueshme për vitin e ardhshëm.

 

Advertisement

VLADIMIR PUTIN

 

PRESIDENTI I RUSISË

 

Advertisement

Edhe pse ka nevojë për të ardhuar, për kompanite që operojnë në sferën e agrobiznesit, ne nuk mund të lejojmë që gjithçka të dërgohet jashtë. Kërkesa do të jetë e lartë dhe tashmë është, pavarësisht nga të gjitha kufizimet dhe sanksionet.

 

Udhëheqësi rus argumenton se ndalimi i eksporteve duhet të bëhet pasi nuk dihet se sa do të jenë prodhimet bujqësore për vitin e ardhshëm.

 

Advertisement

VLADIMIR PUTIN

 

PRESIDENTI I RUSISË

 

Advertisement

Na duhen patjetër rezerva, pasi nuk i kemi dhe ne nuk mund të dimë se sa do të jetë prodhimi bujqësor në vitin 2023. Kushtet e motit kanë ndryshuar duke e bërë gjithçka të paparashikueshme. Në Japoni moti është i ngrohtë, ndërsa në Turkmenistan është minus 25 gradë Celsius dhe në Uzbekistan minus 23 gradë Celsius. Çfarë po ndodh këtu nuk mund të themi me siguri. Prandaj na duhen patjetër rezerva të qëndrueshme.

 

Pavarsisht se kreu i Kremlinit ka theksuar se kjo bëhet për shkak të pasigurisë së motit, ajo shihet si një tjetër sfidë që Rusia i hap perëdimit nëse ndalon të gjitha llojet e eksportetve të drithrave.

 

Advertisement

Kujtojmë që Ukraina dhe Rusia sigurojnë 60 përqind të drithit në botë. Ndalimi i eksportit do e zhystet botë në krizë urie.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy