Quo vadis NATO?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Quo vadis NATO?

Joe Biden, Presidenti i SHBA-së, do të vijë në Europë javën që vjen të bashkohet me liderët e NATO-s dhe BE-së për samitet rreth luftës në Ukrainë. Për parapërgatitjen e samitit të parë face-to-face që kur Rusia nisi pushtimin, ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të takohen sot në Bruksel.

Ndërkohë, Kryeministri i Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke arritën në Kiev gjatë natës së mbrëmshme për të mbështetur Ukrainën. Një lëvizje e guximshme që tronditi disa politikanë në kryeqytetin e BE-së, pasi ata vetëm informuan zyrtarët e Brukselit për planet e tyre të udhëtimit dhe nuk iu dha leja për të përfaqësuar bllokun në tërësi.

Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja, dje njoftuan disa sanksione të reja me synim më shumë oligarkë rusë, sektorë ekonomikë dhe gjeneralë rusë. Këta individë të sanksionuar po gjejnë shpëtim tek kriptomonedhat, pas ngrirjes së aseteve të tyre fizike.

Në atë çfarë duket si një rikrijim i 2020-s kur nisën të bëheshin blerje nga paniku, ka nisur përsëri boshatisja e Gjermanisë, Turqisë dhe Spanjës.

Advertisement

Në mesin e një lufte

Vdekjet brutale dhe shkatërrimet nga lufta në Ukrainë, nuk duket se po lehtësohen, por NATO po mendon që tani që çfarëdo lëvizje ushtarake ajo të bëjë, do të jetë më pak siguri për të ardhmen e Kievit.

Ministrat e Mbrojtjes do të takohen sot për të folur mbi këto plane.

Zyrtarë të NATO-s thonë se shpërndarja e trupave, armëve dhe mjeteve të tjera, është vala e parë e militarizimit të Europës Lindore për të kundërshtuar Rusinë, Bjellorusinë dhe në rastin më të keq, një Ukrainë të aneksuar ose pro-Kremlin.

Advertisement

“Kjo është një histori në zhvillim”,-thotë Julianne Smith, ambasadorja e SHBA-së në NATO. Ajo tha se ministrat do të flasin për riforcmimin e Aleancës në Europën lindore.

Janë 100.000 trupa amerikanë në Europë dhe 40.000 nën komandën e NATO-s, pothuajse të gjithë të vendosur në lindje. SHBA-ja po shpërndan forca në Poloni, Gjermania dhe Holanda në Sllovaki.

Zhvillimet e ardhshme do të bëjnë që NATO të shkelë aktin me Rusinë.

Ministrat e Mbrojtjes, të cilët do të takohen fillimisht me kolegët nga Ukraina, Finlanda, Suedia, Gjeorgjia dhe BE-ja përpara se të mbajnë një takim të plotë të aleancës, do të diskutojnë për më shumë trupa, dislokime ajrore dhe detare, më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketore dhe aftësi kibernetike. për rihartimin e strategjisë së ardhshme të NATO-s.

Advertisement

Jens Stoltenberg tha se Europës i duhet një riformim ushtarak për realitetin e ri.

Ndërkohë që sanksionet synojnë pezullimin e parave të rusëve ata po ngushëllohen tek kriptot, përtej Atlantikut po merren masa par centralizimin e kësaj fushe nga qeveria.

Transaksionet në Bitcoin kundrejt rublës u rritën ndjeshëm që pas sanksioneve perëndimore.

Në vitin e parë të pandemisë, ishte letra higjienike, tani është vaji dhe mielli për gatim , një pjesë e madhe e të cilave eksportohej nga Rusia dhe Ukraina.(Financial Times, gazeta “SI”)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy