Rëndohet bilanci/ Shkon mbi 8400 numri i viktimave në Turqi dhe Siri, vijojnë kërkimet për qindra të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rëndohet bilanci/ Shkon mbi 8400 numri i viktimave në Turqi dhe Siri, vijojnë kërkimet për qindra të tjerë

Është rënduar bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri.

 

Dy ditë më parë, dy vendet u goditën nga një tërmet i përmasave apokaliptike në kufirin e Sirisë dhe Turqisë. Numri i viktimave ka shkuar më shumë se 8400 persona, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënoja për qindra qytetarë të tjerë që kanë ngecur.

 

Advertisement

Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban.

 

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep. Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

 

Advertisement

Të paktën 250 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore. Tre nga  pasgoditjet ishin me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy