Rezoluta e OKB-së, Moska përgjegjëse për dëmet në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kremlini tha sot se do të bëjë ç’është e mundur për të mos lejuar perëndimin të konfiskojë pasuritë e tij për të paguar për dëmet e shkaktuara në Ukrainë. Këto komente pasojnë rezolutën e miratuar dje nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ku dënohet sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe i kërkohet Moskës të paguajë dëmet e shkaktuara nga lufta.

 

Rezoluta, e miratuar nga 94 prej 193 anëtarëve të OKB-së, thotë se Rusia, e cila e nisi luftën kundër Ukrainës në shkurt, “duhet të mbajë përgjegjësi për gjithë pasojat ligjore të veprimeve të saj, duke përfshirë kompensimin për çdo dëm”.

 

Advertisement

Ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia ka goditur gjithçka, nga fabrikat deri te ndërtesat civile dhe spitalet.

 

“Është koha për të kërkuar llogari nga Rusia”

“Llogaritë e mizorive të kryera nga rusët në territoret e pushtuara përfshinë vrasje, përdhunim, torturë, deportim të detyruar, plaçkitje. Ukraina do të ketë detyrën e rindërtimit të vendit dhe rimëkëmbjes nga kjo luftë. Por, kjo rimëkëmbje nuk do të jetë kurrë e plotë pa ndjenjën e drejtësisë për viktimat e luftës ruse. Është koha për të kërkuar llogari nga Rusia”, tha ambasadori ukrainas.

 

Advertisement

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia i tha Asamblesë së Përgjithshme se dispozitat e rezolutës janë “ligjërisht të pavlefshme”.

 

“Perëndimi po përpiqet të përkeqësojë konfliktin dhe planifikon të përdorë paratë ruse për këtë”, tha Nebenzia.

 

Advertisement

Katërmbëdhjetë vende votuan kundër rezolutës të hënën, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, ndërsa 73 abstenuan, duke përfshirë Brazilin, Indinë dhe Afrikën e Jugut. Jo të gjitha shtetet anëtare votuan.

 

Në mars, 141 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme votuan për të dënuar pushtimin e Rusisë dhe 143 vende në tetor votuan për të dënuar përpjekjen e aneksimit të pjesëve të Ukrainës nga Moska.

 

Advertisement

“Do të duhet një përpjekje e gjerë ndërkombëtare për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës” tha ambasadorja britanike në OKB, Barbara Woodward dhe shtoi:

 

Vetëm një vend, Rusia, është përgjegjës për dëmin në Ukrainë dhe është absolutisht e drejtë që Rusia të paguajë për atë dëm”

 

“Vetëm një vend, Rusia, është përgjegjës për dëmin në Ukrainë dhe është absolutisht e drejtë, siç e përcakton kjo rezolutë, që Rusia të paguajë për atë dëm.”

Advertisement

 

Kremlini tha të martën se do të bëjë gjithçka mundet për të ndaluar Perëndimin nga konfiskimi i rezervave valutore dhe pasurive të tjera që mbahen të ngrira si rezultat i sanksioneve për të paguar dëmet e luftës ndaj Ukrainës.

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e akuzoi Perëndimin për “shantazh” dhe për “shkelje të të gjitha rregullave të pronës private dhe të drejtës ndërkombëtare”.

Advertisement

 

“Ata që e organizuan këtë po përpiqen të përfundojnë procesin e grabitjes së rezervave tona të arit dhe valutës, të cilat janë ngrirë absolutisht në mënyrë të paligjshme. Ky është zyrtarizimi i grabitjes duke përdorur Kombet e Bashkuara”, tha zoti Peskov.

 

Perëndimi ngriu mbi 300 miliardë dollarë të rezervave ndërkombëtare të Rusisë pasi Moska e nisi sulmin kundër Ukrainsë në shkurt.

Advertisement

Rezoluta e Kombeve të Bashkuara nuk është ligjërisht e detyrueshme por ka peshë të madhe politike./voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy