Rikthehet gripi, mjekët: “Ky vit do të jetë më problematik”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet gripi, mjekët: “Ky vit do të jetë më problematik”

Me lehtësimin e kufizimeve anti-Covid  dhe rifillimin e lëvizjeve dhe aktiviteteve, gripi mund të godasë përsëri.

Dhe mund ta bëjë këtë në mënyrë më agresive. Ky është alarmi i ngritur nga epidemiologët në një artikull të botuar në revistën shkencore “Nature”. 

“Ne kemi një grup te madh njerezish që kapërceu epideminë e gripit vitin e kaluar dhe kjo do të thotë që shumë qytetarë nuk kanë as antitrupa ndaj viruseve të sezonit 2020-2021”, shpjegoi Silvestro Scotti , sekretar i Federatës së Mjekëve të Familjes ne Itali.

“E rëndësishme eshte të përshpejtojmë procesin me vaksinat ose rrezikojmë të jemi në kushte më serioze”, shpjegoi ai,..

Advertisement

 “Vitin e kaluar, ndërhyrjet për të kufizuar përhapjen e Covid e mbajtën gripin shumë larg. Tani, megjithatë, ai mund të përhapet shumë më lehtë. Vaksina është arma e vetme për të mbrojtur veten”, përsërit virologu Fabrizio Pregliasco , drejtor mjekësor i Instituti Ortopedik Galeazzi në Milano./ TgCom

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy