Rikthimi i populizmit të djathtë, frika më e madhe e BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthimi i populizmit të djathtë, frika më e madhe e BE-së

Nga Ivan Krastev “Financial Times

Hakmarrja është “feja” e vërtetë e diktatorëve të vegjël. Merrni rastin e Alexander Lukashenko, sundimtarit autokrat të Bjellorusisë, që joshi njerëzit e dëshpëruar nga Lindja e Mesme dhe Afrika, me premtimin e hyrjes së lehtë në Bashkimin Evropian nëpërmjet kufirit Bjellorusi-Poloni.

Ai u nxit në zbatimin e kësaj strategjie nga dëshira për ta ndëshkuar BE-në, për mbështetjen e saj ndaj protestave antiqeveritare në vendin e tij, dhe jo nga ndonjë strategji e madhe e ri-balancimit të plejadës së fuqive në Evropë.

Ajo ishte gjithashtu një përpjekje për të forcuar pozitën e tij në raport me Moskën, dhe për t’i dhënë fund nga ankesave të qytetarëve brenda vendit. Lukashenko nuk është shumë origjinal në përdorimin e migrimit si një instrument të hakmarrjes së tij.

Advertisement

Siç e thekson Mark Leonard në librin e tij “Epoka e paqes”, që nga hyrja në fuqi e konventës së refugjatëve të vitit 1951, ka pasur të paktën 75 përpjekje në mbarë botën nga aktorë shtetërorë dhe jo shtetërorë, për t’i përdorur njerëzit e zhvendosur si një armë politike.

Metodat dhe synimet e tyre kanë qenë politike, ushtarake dhe ekonomike, duke filluar nga dhënia e ndihmës financiare, deri tek pushtimi dhe ndihma në shkallë të plotë për të realizuar ndryshimin e regjimit.

Statistika e frikshme është se në gati 3/4 e këtyre rasteve historike, ata që ushtronin presion në këtë formë, arritën të paktën disa nga objektivat e tyre të deklaruara. Në më shumë se gjysmën e rasteve të dokumentuara, ata morën të gjitha ose thuajse të gjitha ato që kërkuan, duke e bërë këtë një instrument jo-konvencional të ndikimit në nivel shtetëror shumë më efektiv se sa sanksionet ekonomike, apo diplomacia shtrënguese tradicionale e mbështetur nga ushtria.

Mund të duket sikur përpjekja e Lukashenkos për të përdorur si një armë emigracionin, do të jetë në fund jetë një shembull i rrallë i dështimit. Autoritetet bjelloruse, nisën javën e shkuar të spastronin kampet në kufirin me Poloninë. Emigrantët janë transferuar në një qendër logjistike, ku të paktën mund të marrin ushqime dhe shërbim shëndetësor.

Advertisement

Po ashtu kanë nisur fluturimet e riatdhesimit të emigrantëve nga Iraku. Plani i Lukashenkos ka dështuar, vetëm nëse nuk besojmë se arsyeja e vetme pse ai u shkaktoi kaq shumë vuajtje mijëra emigrantëve, ishte një bisedë telefonike me kancelaren gjermane në largim, Angela Merkel.

Por ndërsa janë zvogëluar tensionet në kufirin polako-bjellorus, dhe Polonia dhe BE-ja duket se kanë dominuar në këtë situatë, kjo nuk është një fitore për bllokun 27-vendesh. Në fakt kriza ka zbuluar se gjendja shpirtërore në Evropë, karakterizohet sot nga paniku që parathotë diçka të frikshme.

Politika e jashtme e BE-së, është e bllokuar nga hendeku në rritje midis retorikës së madhe të Brukselit, dhe politikës reale të praktikuar nga shtetet anëtare. Brukseli nxitoi të rreshtohej në krah të Polonisë në përplasjen e saj me regjimin bjellorus, sepse ai është i tmerruar nga mundësia e një rikthimi të ndarjes Lindje-Perëndim, që ndodhi gjatë krizës së refugjatëve dhe emigrantëve të vitit 2015.

Megjithatë, BE-ja është larg nga të qenit e bashkuar. Qeveria polake ka hapur një luftë në dy fronte. Njëra nga betejat është të ndalë emigrantët në kufi, por po ashtu ajo po përpiqet të tregojë se Varshavës nuk i duhet BE-ja për të mbrojtur kufijtë e saj.

Advertisement

Kjo krizë, ka nxjerr në pah edhe ironinë e pozicionit të Evropës në botën e sotme. Diktatorët kanë frikë se shoqëritë e tyre ëndërrojnë për liritë dhe mënyrën e jetesës që kemi në Evropë, ndaj ata ëndërrojnë për një botë pa BE. Por liderët evropianë i frikësohen fuqisë së tyre të butë, jo më pak se sa diktatorëve të huaj.

Ata ndihen të pafuqishëm për të ndihmuar ata që duan demokracinë në vendet e tyre, dhe i tremben ardhjes së emigrantëve që ëndërrojnë Evropën në kufijtë e BE-së. Trauma e tyre më e madhe, është një rikthim i populizmit të djathtë kundër emigrantëve, që mund të jetë më vdekjeprurës për demokracitë evropiane, sesa çdo valë e njëpasnjëshme e pandemisë aktuale.

Rezultati është se Evropa është e tmerruar nga joshja që ka ngjall të tjerët. Dikur ne mburreshim me idenë se shumë njerëz në botë, duan që të jetojnë si ne. Tanimë jemi të frikësuar nga kjo ide. Pandemia i ka mësuar evropianët që të jetojnë me parashikime dhe të mendojnë për skenarët më të këqinj.

Pra, kur shohin në ekranet e tyre disa mijëra emigrantë që sulmojnë kufirin polak, shumë evropianë të zakonshëm mendojnë mbi raportet e klimës, që parashikojnë se deri në vitin 2070, rreth 3 miliardë njerëz nuk do të jenë dot në gjendje të jetojnë në zonat ku jetojnë sot.

Advertisement

Të gjitha diskutimet se si do ta ndryshojë Evropën në të ardhmen kriza e Covid-19, kanë lënë në hije mënyrat në të cilat ky ndryshim ka ndodhur tashmë. Kriza ekonomike, e shkaktuar nga pandemia, e bindi edhe shumicën e avokatëve më të thekur të rregullave mbi defiçitin buxhetor, se ka më shumë kuptim që Evropa të shpenzojë, në vend se të mbetet e fiksuar pas disiplinës fiskale.

Pra, kur bëhet fjalë për politikat ekonomike, Evropa është zhvendosur më në të majtë – ose nëse preferoni më në jug, duke adoptuar pozicionin e mbrojtur nga shtetet e Evropës Jugore pas krizës së eurozonës. Por kur flitet për migracionin, Evropa ka lëvizur më djathtas – ose nëse preferoni, më në lindje, duke adoptuar pozicionin e mbrojtur nga shumë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore gjatë krizës së 2015-ës.

Emergjenca e Covid-19, ka prodhuar një konsensus të heshtur, sipas të cilit BE-ja duhet që të përpiqet t’i mbajë të mbyllur kufijtë e saj të jashtëm, në mënyrë që të mbajë hapur kufijtë e saj të brendshëm. Me krizën kufitare, Lukashenko shpreson që t’i kundërvihet ëndrrës së popullit të tij për t’u “bërë Evropë”, duke krijuar makthin e liderëve të BE-së se “të gjithë ata do të na vijnë në Evropë”. Dhe në nxitjen e këtyre frikërave, ai ndodhet në një pozitë të fortë sesa duan që ta pranojnë kritikët e tij.(abc)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy