Rinisin përpjekjet për të evakuuar civilët nga Mariupol, bombardimet ruse nuk ndalen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rinisin përpjekjet për të evakuuar civilët nga Mariupol, bombardimet ruse nuk ndalen

Situata humanitare në disa qytete ukrainase mbetet e rëndë, ndërsa forcat ruse po riorganizohen në juglindje të vendit. Në Mariupol, qyteti i bombarduar më rëndë nga forcat ruse, civilët kanë mbetur pa ushqime dhe ujë të pijshëm. Kryqi i Kuq rinisi përpjekjet për të evakuuar civilët nga ky qytet, ndërsa autoritetet ukrainase bëjnë thirrje për kujdes pasi sipas tyre trupat ruse po minojnë çdo pjesë të territorit nga ku ata tërhiqen.

 

Kryqi i Kuq rinisi përpjekjet për të evakuuar civilët nga qyteti port Mariupol, ndërsa forcat ruse po rigrupohen për sulme të reja në juglindje të Ukrainës.

 

Advertisement

I rrethuar që në ditët e para të agresionit rus, qyteti Mariupol ka qenë objektivi kryesor i Moskës në rajonin juglindor të Ukrainës, Donbas.

 

Dhjetëra mijëra civilë janë bllokuar si dhe mungojnë ushqimet e uji i pijshëm.

 

Advertisement

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dërgoi më shumë se 54 autobusë të premten jashtë qytetit, por automjetet u kthyen pas për shkak të bombardimeve ruse.

 

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të krijojnë korridore të ndryshme humanitare gjatë luftës për të lejuar evakuimin e civilëve nga qytetet, mëgjithatë disa tentativa për të evakuuar banorët kanë dështuar.

 

Advertisement

Pas dështimit për të marrë nën kontroll qytetet e mëdha, Rusia thotë se tani e ka zhvendosur vëmendjen e saj në juglindje të Ukrainës, ku që prej vitit 2014 ka mbështetur forcat separatiste.

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha se trupat ruse po lëviznin drejt Donbasit dhe qytetit verilindor Kharkivi është bombarduar rëndë.

 

Advertisement

“Forcat ruse po tërhiqen në veri të vendit tonë. Por edhe pas tërheqjes së tyre, situata është katastrofike dhe ka shumë rrezik. Sulmet ajrore vazhdojnë. Po ashtu ata po minojnë të gjithë territorin, shtëpitë, pajisjet, madje edhe trupat e të vrarëve. Ne po përparojmë me kujdes. Të gjithë ata që kthehen në këto territore duhet të jenë gjithashtu shumë të kujdesshëm. Ende nuk është e mundur t’i rikthehemi jetës normale, si dikur. Ne duhet të presim derisa toka jonë të çminohet, prisni derisa të jemi në gjendje t’ju sigurojmë se nuk do të ketë bombardime të reja”, tha presidenti i Ukrinës.

 

Në orët e para të së shtunës, raketat ruse goditën edhe qytetet Poltava dhe Kremenchuk në Ukrainën qendrore. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë kishin goditur aeroportet ushtarake në Poltava dhe Dnipro.

 

Advertisement

Lufta ka vrarë mijëra njerëz, ka shpërngulur një të katërtën e popullsisë së Ukrainës dhe ka shkatërruar qytete.

 

Më shumë se 4.1 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara.

 

Advertisement

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që presidenti rus Vladimir Putin e quan një “operacion special ushtarak” që synon çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e Ukrainës.

 

Së fundmi Papa Françesku gjatë një vizitë në Maltë shtoi kritikat ndaj presidentit rus.

 

Advertisement

“Nga lindja e Evropës, nga toka e lindjes së diellit, tani janë përhapur hijet e errëta të luftës. Ne kishim menduar se pushtimet e vendeve të tjera, luftimet e egra në rrugë dhe kërcënimet atomike ishin kujtime të zymta të një të kaluare të largët. Megjithatë, erërat e akullta të luftës, të cilat sjellin vetëm vdekje, shkatërrim dhe urrejtje, kanë përfshirë fuqishëm jetën e shumë njerëzve dhe na kanë prekur të gjithëve. Edhe një herë, disa të fuqishëm, të kapur fatkeqësisht nga pretendimet anakronike të interesave nacionaliste, po provokojnë dhe nxisin konflikte”, tha Ati i Shenjtë.

 

Ndërkohë Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se po ofron 300 milionë dollarë shtesë për pajisje ushtarake për forcat ukrainase. Në paketën e re të ndihmave përfshihen sisteme raketash që drejtohen me lazer, avionë pa pilot, automjete të blinduara, pajisje për shikim natën dhe municione. Gjithashtu do të ketë edhe furnizime mjekësore.

 

Advertisement

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 1.6 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën pas nisjes së agresionit rus./Voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy