Rrëfime tronditëse: Ushtarët rusë kaë abuzuar seksualisht mbi fëmijët, të moshuarat dhe femrat ushtare ukrainase

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëfime tronditëse: Ushtarët rusë kaë abuzuar seksualisht mbi fëmijët, të moshuarat dhe femrat ushtare ukrainase

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova thotë se ushtria ruse në Ukrainë ka kryer dhunë seksuale jo vetëm ndaj grave dhe burrave, por edhe ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Këtë e raporton Ukrainska Pravda.

 

Policia ka marrë një sërë ankesash, disa prej të cilave janë përhapur edhe në rrjetet sociale.

 

Advertisement

Prokurorja  Venediktov në një takim koordinues me organet e zbatimit të ligjit dhe agjencitë qeveritare – ranë dakord për nevojën e përdorimit të protokolleve ndërkombëtare për hetimin e këtyre krimeve të luftës, duke kërkuar që të konstatohet çdo rast i abuzimit seksual të viktimave të konfliktit.

 

Edhe femrat ushtare të Ukrainës kanë denoncuar akte skandaloze kundrejt tyre nga ushtria ruse, duke përfshirë zhveshjen e tyre, poshtërimin deri edhe abuzimet seksuale, në kohën kur ato janë mbajtur peng.

Sipas raporteve nga Komisionerja për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova në llogarinë e saj në Telegram, raportuar  nga CNN, bëhet jalë për dëshminë 15 ushtareve femra që ishin pjesë e një grupi prej 86 ushtarësh ukrainas të liruar nga rusët të premten.

Advertisement

Ato kanë deklaruar se në ditëtg që u mbajtën peng, janë tortuar dhe abuzuar mizorisht./TGCOM

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy