Rusia ashpërson dënimin për dezertorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia ashpërson dënimin për dezertorët

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 24 shtator ka nënshkruar amendamentet që ashpërsojnë dënimin për dezertorët dhe ata që refuzojnë të luftojnë. Dënimi parashihet deri në 10 vjet burgim.

 

Ky vendim vjen vetëm katër ditë pasi ai urdhëroi mobilizim të pjesshëm ushtarak, në mënyrë që të forcohet pushtimi i paprovokuar i Ukrainës dhe pasi forcat ruse pësuan humbje në fushëbetejë.

 

Advertisement

Më 24 shtator, Putin ka nënshkruar edhe një ligj tjetër, përmes të cilit lehtëson qasjen në marrjen e shtetësisë ruse për të huajt që regjistrohen në ushtrinë ruse.

Legjislacioni i ri ofron “thjeshtim” të rrugës deri te marrja e shtetësisë ruse në këmbim të shërbimit ushtarak njëvjeçar “në forcat e armatosura të Federatës Ruse, në forcat e tjera apo formacionet ushtarake”.

 

Advertisement

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka ofruar garanci ushtarëve rusë që dorëzohen tek forcat ukrainase. Ai po ashtu u ka bërë thirrje rusëve të shmangin mobilizimin e pjesshëm ushtarak të vendit të tyre.

 

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

 

Advertisement

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy