Rusia kryen një sërë sulmesh ajrore , Ukraina: Rrëzuam 18 dronë që po sulmonin kryeqytetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia kryen një sërë sulmesh ajrore , Ukraina: Rrëzuam 18 dronë që po sulmonin kryeqytetin

Autoritetet ushtarake ukrainase thanë se kishin arritur të rrëzonin 18 dronë që po sulmonin kryeqytetin gjatë natës.

 

“Gjatë orëve të natës, agresorët bënë sërish sulme masive me dronë”, shkruajti në rrjetin Telegram, Serhiy Popko, drejtues i administratës ushtarake për Kievin. “Të gjitha objektet fluturuese të pikasura u shkatërruan nga mbrojtja jonë ajrore”.

 

Advertisement

Nga dronët që rrëzoheshin mori flakë një godinë banimi, por nuk u raportuan viktima.

 

Shpërthimet tronditën edhe qytetin Chernihiv, në verilindje të Kievit, shkruan VOA.

 

Advertisement

Disa shpërthime u njoftuan në qytetin port Mariupol që është pushtuar nga forcat ruse. Sipas mediave ruse nga shpërthimet ishte goditur aeroporti i qytetit.

 

Shpërthimet në Mariupol ndodhën në përvjetorin e parë të marrjes nën kontroll të qytetit nga Rusia pas muajsh luftimesh të ashpra që shkaktuan dëme masive dhe humbje jetësh.

 

Advertisement

Në 16 mars 2022, Rusia bombardoi një teatër ku po strehoheshin qindra civilë, shumica gra dhe fëmijë. Zyrtarët ukrainas thanë në atë kohë se rreth 300 persona u vranë nga ai sulm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy