Rusia nuk ka “stomak”, do të dalë e humbur nga Ballkani dhe Ukraina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia nuk ka “stomak”, do të dalë e humbur nga Ballkani dhe Ukraina

Nga Orhan Dragaš “Euractiv

Problemet e pazgjidhura në rajonin e Ballkanit, krahasohen shpesh me krizën aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës. Për këtë çështje ka arsye madje edhe argumente, që do t’ju ndihmojnë të bëni një paralelizëm në dukje të mirë, duke nxjerrë të njëjtat përfundime nga të dyja rastet.

E megjithatë kujdes! Është e vërtetë, se si në Ballkan po ashtu edhe me Ukrainën, në qendër të problemeve janë mosmarrëveshjet territoriale dhe etnike, të cilat shkojnë shumë pas në histori. Në të dyja rastet ka pasur një konflikt, dhe tensionet ende nuk janë ulur, ndaj që të dy këto rajone janë zona pas konflikteve, të cilat kërkojnë një zgjidhje të kujdesshme të konfliktit për të garantuar një paqe afatgjatë.

Së fundi, të dyja krizat janë shumë të ndërkombëtarizuara, konflikti është në linjën Perëndim-Rusi, dhe përfshin drejtpërdrejt rivalitetin midis Uashingtonit dhe Moskës. Për këto paralele janë shkruar shumë artikujt dhe raporte të panumërta analitike. Të njëjtat argumente janë diskutuar prej vitesh në konferenca të ndryshme ekspertësh.

Advertisement

Por a na ndihmon ky paralelizëm t’i kuptojmë më mirë të dyja krizat, apo ato janë diçka krejtësisht e ndryshme?A janë ndoshta Ukraina tani, dhe Ballkani prej3 dekadash, një “Eldorado” për “ushtrinë” e ekspertëve ndërkombëtarë që ndërtojnë mbi to karrierën e tyre, të lidhur me fondacione të ndryshme, dhe të cilët jetojnë me frikën se këto konflikte do të marrin fund një ditë, dhe kush do t’i dëgjojë (dhe financojë) atëherë paralelizmat, analizat dhe parashikimet e tyre?

Prandaj nuk është për t’u habitur pse midis ekspertëve është shumë e përhapur prognoza e një fundi kataklizmik të krizës ukrainase. Ashtu siç kemi vite që dëgjojmë sirenat e alarmit për një “Ferr” të ri në Ballkan nga pak a shumë të njëjtët autorë. Unë kam frikë se në këtë rast ata do të zhgënjehen.

Duhet pasur gjithmonë parasysh se Rusia e Putinit, është e ndërtuar mbi rikthimin e ndjenjës së perandorisë, dhe se ajo është në kërkim të identitetit të saj. Bazuar mbi këtë narrativë, kërkohet që Ukraina të mbahet në anën e Rusisë, madje edhe me koston e prishjes së paqes botërore.

Këtë gjë e ka vendosur tashmë presidenti rus, dhe e ka konfirmuar tashmë me lëvizjet e tij agresive drejt Krimesë, Detit Azov, tani edhe nëpërmjet krizës në Donbas. Ai e di se Ukraina është e veçantë, se Perandoria Ruse është ndërtuar në Kiev, dhe se ajo është djepi i të gjitha qyteteve ruse.

Advertisement

Po ashtu, Putin e di se të dyja vendet janë si dy vëllezër që e përçmojnë njëri-tjetrin. Rusia është më e re dhe më e fortë, dhe Ukraina është më e vjetër, prandaj nuk mund ta sfidojë atë në një luftë të hapur. Por për presidenti rus është zhgënjyes fakti që ai nuk mund ta aneksojë dot të gjithë Ukrainën.

Prandaj, synimi ngushëllues është një Ukrainë vasale dhe besnike e Rusisë, e pavarur vetëm formalisht, dhe që do të shërbejë si një llogore sociologjike rreth “perandorisë”, e ngjashme me ato që sundimtarët rusë kanë synuar rreth qyteteve të tyre në të kaluarën.

Rusia ka nevojë për një Ukrainë si satelitin e saj, pak e shumë si Bjellorusia, në mënyrë që Kremlini t’u tregojë subjekteve të tij se “perandoria” nuk është një përrallë dhe se ajo ekziston vërtet, të paktën si skenë. Është kjo arsyeja pse frika e një konflikti ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës u përdor për të frikësuar politikanët evropianë, të cilët ishin të bindur se lufta do të çonte në një fluks masiv refugjatësh drejt Evropës.

Njëkohësisht, për ta bërë më të besueshme dhe të papranueshme këtë frikë për politikanët evropianë, Rusia e ka ndryshuar herë pas here skenarin, duke nënkuptuar mundësinë e një sulmi taktik bërthamor ndaj Evropës. Rusia ka të paktën 4 opsione se si mund ta mbajë rreth vetes Ukrainën.

Advertisement

I pari, më i kushtueshëm dhe më dramatik është pushtimi i Ukrainës. I dyti është zgjedhja e një presidenti besnik ndaj Rusisë. I treti është përfshirja në jetën politike ukrainase të një grupi politikanësh besnikë ndaj Rusisë dhe me të drejtën e vetos në parlamentin ukrainas. Opsioni i katërti është statusi special për rajonin që kontrollon aktualisht Rusia në Ukrainë.

Për shumë arsye, pushtimi i Ukrainës është skenari më pak i mundshëm. Rusia do ta kishte shumë të vështirë të përballonte koston e luftës kundër një vendime 50 milionë banorë pranë kufirit të saj, duke u përballur njëkohësisht me sanksione e shumta që do të vendoste Perëndimi.

Ne po i largohemi edhe më shumë këtij opsioni pas bisedimeve të fundit mes presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin, dhe sidomos pas bisedimeve të ardhshme që pritet të mbahen këtë muaj në Gjenevë të Zvicrës ndërmjet diplomatëve të lartë të të dyja vendeve.

Është e sigurt se në planin afatgjatë Rusia do të bëjë gjithçka për t’i kompromentuar politikanët ukrainas, duke shpresuar që në fund Kievi do të zgjedhë sërish një president dhe një parlament pro-rus.

Advertisement

Njëherazi, Rusia do të punojë për ri-përfshirjen e territoreve separatiste të Ukrainës në narrativën e saj politike dhe sociale, në mënyrë që ky fraksion i ri parlamentar të bllokojë

të gjitha iniciativat për anëtarësim në NATO.

Në rast se Rusia do t`i zhvendosë trupat e saj në Ukrainë, kjo do të ndodhë vetëm për të justifikuar praninë e saj aktuale në rajonin separatist të Donbasit. Dhënia e mundshme e një statusi special të njohur ndërkombëtarisht për këtë të fundit, mund të sjellë më vonë ngritjen e një baze të përhershme ushtarake ruse në Donbas.

Kjo marrëveshje ushtarake mund të provokojë një kundërpërgjigje të NATO-s, duke çelur mundësinë që aleanca të jetë e pranishme në Ukrainë në baza të përkohshme dhe me disa  kushte, por pa pasur një anëtarësim të përhershëm të Ukrainës në NATO.

Advertisement

Kësisoj, prania e madhe ushtarake e dy rivalëve, do të krijonte një ekuilibër në territorin e Ukrainës, dhe kjo gjë do të çonte edhe në konsolidimin e mundësive. Dhe këtu mbërrijmë tek një paralele vërtet e rëndësishme midis krizës në Ballkan dhe asaj në Ukrainë, pasi në qendër është interesi strategjik i Rusisë.

Në asnjërën nga këto rajone, Moska nuk dëshiron një rezultat apo një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë. Interesi i saj real është pasja e tensioneve të vazhdueshme, nëse është e nevojshme edhe me aksione të herëpashershme ushtarake, në mënyrë që të mbetet një faktor që duhet thërritur në tryezë nëse kërkohet një zgjidhje.

Dhe kur i telefonon dikujt, atëherë duhet të ofrosh diçka. Viktimat e kësaj strategjie të Kremlinit, janë në këtë rast Ukraina dhe Ballkani. Kjo është arsyeja pse rezultati i mundshëm në Ukrainë do të jetë i hidhur për Moskën, ashtu si edhe në Ballkan, sepse të dyja krizat po shkojnë në një drejtim që në thelb Rusia nuk e dëshiron, dhe ky është stabiliteti afatgjatë.

Rusia do të duhet të pranojë një realitet të tillë, sepse nuk zotëron burime të mjaftueshme për vizionin përrallor që ka për veten.

Advertisement

Ajo nuk ka as burimet e duhura financiare dhe ushtarake, dhe sidomos as ato demokratike dhe njerëzore. Kjo do të mjaftojë për palën tjetër, që ka treguar se i ka që të gjitha këto burime, të cilat mund të dekurajojnë agresionin rus.

Këtë gjë do ta vërtetojnë më së miri vetë Ukraina dhe dalja e saj graduale nga kriza. Pra, gjërat nuk po shkojnë drejt një kataklizmi, po ashtu edhe në Ballkan. Ky është një lajm i mirë, përveçse për ata që planifikonin të jetonin me krizën në këto dy rajone edhe për shumë vite të tjera.

Shënim: Orhan Dragaš, anëtar i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë. Është autor i librave“Dy fytyrat e globalizimit, të vërtetat dhe gënjeshtrat dhe “Post e vërteta në Evropën Juglindore”.Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy