Rusia zgjat marrëveshjen e grurit; Moska lejon eksportet nga portet e Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia zgjat marrëveshjen e grurit; Moska lejon eksportet nga portet e Ukrainës

Një ditë para se marrëveshja e grurit të skadonte, Rusia ka dhënë miratimin e saj për zgjatje me 120 ditë.

 

Marrëveshja e nënshkruar në Stamboll mes Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB parashikonte që ajo të zgjatej automatikisht nëse asnjëri nga vendet nuk kishte kundërshtime.

 

Advertisement

Ministria e Jashtme Ruse tha se ajo nuk do të vendoste embargo ndaj eksportit të grurit, por se edhe OKB duhet ti përmbahet marrëveshjeve të veta për lejimin e eksporteve ruse të plehrave kimike dhe ushqimit.

 

Moska  thekson se është bërë njëfarë progresi në lejimin e eksporteve ruse kohët e fundit, por se priste që situata të zgjidhej plotësisht brenda 120 ditësh.

 

Advertisement

Kremlini shton se sipas marrëveshjes ka korridore të posaçme në Detin e Zi për qëllime humanitare dhe nëse ato përdoren nga Ukraina për qëllime ushtarake, Moska do të tërhiqet menjëherë.

 

Gjithashtu bën të ditur se ka marrë garanci nga Kievi se një sulm në bazën e saj në Sevastopol nuk do të përsëritet dhe se kjo ka bëre që marrëveshja të shtyhet pa vonesa. Marrëveshja e grurit e nënshkruar në korrik në Stamboll lejon nxjerrjen e miliona tonëve grurë nga portet e Ukrainës dhe shpërndarjen e tyre drejt vendeve të treta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy