Serbët ndryshojnë Kushtetutën/ 60 % e qytetarëve votojnë pro në Referendum

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Serbët ndryshojnë Kushtetutën/ 60 % e qytetarëve votojnë pro në Referendum

Me rreth 60 % të votave, qytetarët serbë miratuan ndryshimet në Kushtetutë sa i takon sistemit të drejtësisë.

 

Sipas të dhënave të Komisionit te zgjedhjeve, të drejtë vote në referendumin e së dielës kishin mbi 6 milionë e 510 mijë persona, e nga këta votuan rreth 2 milionë qytetarë.

 

Advertisement

Prishtina zyrtare përmes një rezolute ndaloi hapjen e vendvotimeve në komunat veriore me shumicë serbe, e si rrjedhojë qytetarët me dy shtetësi votuan në katër qytetet jugore të Serbisë, Kurshumli, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë. Ndërsa në Luginën e Preshevës, procesi u bojkotua.
Ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi politik në këtë proces. Pas referendumit pritet të konstituohen dy organe të pavarura, që do të zgjedhin gjyqtarët dhe prokurorët.

 

Sipas Kushtetutës së miratuar në vitin 2006, gjyqtarët janë zgjedhur nga deputetët në Kuvendin e Serbisë për të ashtuquajturin mandat provues trevjeçar, në mënyrë që më pas, Këshilli i Lartë Gjyqësor ti zgjidhte për një mandat të përhershëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy