“Serbia të njohë kosovën”/ Komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian miraton raportin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Serbia të njohë kosovën”/ Komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian miraton raportin

Komisioni për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar raportin e Kosovës, ku për herë të parë thuhet se marrëveshja përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të përfshijë njohjen reciproke. Por raporti që u miratua me 43 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenime,u kundërshtua nga raportuesi për Serbinë, i cili tha se një kërkesë e tillë nuk është e pranueshme.

 

Më herët, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pranoi se ka një ndryshim të qëndrimi të Bashkimit Evropian për sa i përket marrëveshjes përfundimtare.

 

Advertisement

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

“kohët e fundit kemi vënë re se po shtohen më shumë thirrjet për njohje. E jona është të negociojmë. Sa i përket cenimit të shtetësisë dhe integritetit territorial, ne e respektojmë të drejtën publike ndërkombëtare. Ne vetëm përsërisim atë që Perëndimi vazhdimisht e thotë kur bën thirrje për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës.”

 

Vuçiç u shpreh i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje me Kosovën për personat e zhdukur në luftë.

Advertisement

 

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

“Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje për personat e pagjetur. Jemi të vetëdijshëm se duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit. Por çdo të drejtë që i japim palës tjetër, ne kërkojmë të njëjtën gjë.”

 

Advertisement

Pak ditë më parë, kancelari gjerman Olaf Sholz gjatë vizitës në Beograd kërkoi hapur që Serbia të finalizojë bisedimet me njohjen e pavarësisë së Kosovës, si rruga e vetme për integrimin evropian.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy