SHBA/ Drejtoresha e shkollës rreh me shkop druri 6-vjeçaren para syve të ëmës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA/ Drejtoresha e shkollës rreh me shkop druri 6-vjeçaren para syve të ëmës

Drejtoresha e një shkolle në Florida ka dhunuar me shkop druri një vajze 6-vjeçare. Videoja që është filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale nga e ëma e të miturës, ka shkaktuar reagime të shumta.

 

Ajo po e godiste për shkak sepse 6-vjeçarja kishte prishur kompjuterin e shkollës, dëm i cili kapte vlerën e 50 dollarëve.

 

Advertisement

Nëna e saj ishte kontaktuar që të shkonte në shkollë për të paguar dëmin që e bija kishte shkaktuar, por fillimisht ajo u udhëzua për në zyrën e drejtoreshës së shkollës. Ajo tha se e filmoi skenën me telefonin e saj.

 

“Askush nuk do të më besonte. Kam sakrifikuar bijën time me qëllim që prindërit e tjerë ta kuptojnë se çfarë po ndodh në shkollë”, tha ajo, ndërsa premtoi se do të kërkojë drejtësi për të bijën.

 

Advertisement

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy