SHBA: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa liruar të burgosurit amerikanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa liruar të burgosurit amerikanë

Bisedimet për të zgjidhur ngërçin mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015 duket se kanë ngecur. Shtetet e Bashkuara e kushtëzojnë kthimin në marrëveshje me lirimin e katër të burgosurve amerikanë të mbajtur peng në Teheran.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Iran dhe negociatori kryesor nga Uashingtoni për Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), Robert Malley, është shprehur se lirimi i amerikanëve është parakusht për marrëveshjen. Megjithatë, Malley përsëriti pretendimin e kahershëm të SHBA-së se çështja e personave të ndaluar nuk ka të bëjë fare me bisedimet bërthamore.

Bisedimet për rikthimin në marrëveshje po zhvillohen në Vjenë prej disa muajsh. SHBA u larguan nga negociatat në fillim të dhjetorit, pasi sekretari i shtetit Antony Blinken u shpreh se Irani ishte “jo serioz” në lidhje me JCPOA.

Marrëveshja bërthamore JCPOA për programin bërthamor të Iranit është një marrëveshje e arritur midis vendeve P5+1, duke përfshirë Kinën, Rusinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe SHBA-në. Marrëveshja u nënshkrua në Vjenë dhe i hapi rrugën heqjes së sanksioneve të rënda ekonomike që SHBA i kishte vënë Teheranit. Në këmbim të heqjes së sanksioneve, Irani do të duhej të të pezullonte programin e tij të pasurimit të uraniumit.

Advertisement

Ka pasur pyetje të vazhdueshme mbi qëllimin e Iranit në lidhje me marrëveshjen që kur SHBA doli nga bisedimet nën mandatin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në vitin 2018, duke rivendosur sanksionet paraprake. Irani që atëherë ka shkelur disa kufizime të përcaktuara në JCPOA, veçanërisht rritja e akumulimit të uraniumit në 60%, që është shumë përtej kufijve të marrëveshjes.

Megjithatë, Teherani ka argumentuar shpesh se kjo bëhet vetëm për “qëllime civile“. Aktualisht, ndërsa raundi i 8-të i negociatave vazhdon, Uashingtoni ka refuzuar të hyjë në diskutime të drejtpërdrejta me Iranin, duke lënë pjesëmarrësit e tjerë të negociojnë midis të dyja palëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy