Shefi i CIA-s e sheh Ukrainën si dështim të Putinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shefi i CIA-s e sheh Ukrainën si dështim të Putinit

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns thotë se ka gjasa që sulmi ndaj Ukrainës mund të shndërrohet në një nga gabimet më domëthënëse dhe më të qëndrueshme të presidentit rus Vladimir Putin.

Deri tani është e vështirë të shihet rezultati i luftës apo rezultatet Putinit, si diçka tjetër përveçse një dështim”, tha zoti Burns, në një konferencë për sigurinë kibernetike që u mbajt në Uashington të enjten.

Advertisement

Rusia do të paguajë një çmim shumë të madh“, tha zoti Burns. “Jo vetëm është ekspozuar dobësia e ushtrisë ruse, por si rezultat i kësaj do të ketë dëme afatgjata për ekonominë ruse dhe për brezat në Rusi“.

Vlerësimi i hapur nuk është i pari që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan çka paralajmëron se lufta në Ukrainë do t’i kthehet Rusisë në bumerang.

Në qershor, drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se forcat tokësore ruse “janë degraduar deri në pikën që do t’i duhen vite për t’u rikthyer atje ku ishte, në shumë aspekte”.

Advertisement

Zonja Haines tha se humbjet që kishte pësuar Rusia mund ta bindin zotin Putin që të negociojë të paktën për një fund të përkohshëm të luftimeve.

Por presidenti rus duket se ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.

Advertisement

Nuk ishim ne ata që filluam operacionin ushtarak, ne po përpiqemi t’i japim fund“, tha zoti Putin në një forum ekonomik në qytetin port të Vladivostok-ut të mërkurën, duke përsëritur qëndrimin e tij të hershëm se ai ishte i detyruar të dërgonte forca në Ukrainë për të mbrojtur rajonet separatiste të mbështetura nga Moska, që kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

Në planin afatgjatë, do të ndihmojë në forcimin e vendit tonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit“, shtoi ai.

Advertisement

Drejtori i CIA-s tha të enjten se ai pret që lufta në Ukrainë të provojë se zotin Putin e ka gabim.

Putini ka vënë bast që do t’ia dalë të jetë më fortë se ukrainasit, evropianët dhe amerikanët“, tha zoti Burns. “Pikëpamja e tij ka qenë gjithmonë se ne (Perëndimi) kemi probleme me vëmendjen dhe do të shpërqendrohemi. Por Putini gabon, po aq sa gaboi thellësisht në supozimet e tij që nga shkurti i kaluar, në lidhje me vullnetin ukrainas për të rezistuar apo dhe vullnetin e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë për të mbështetur ukrainasit”, shtoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy