Shifrat e reja/ 17.100 të vdekur nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shifrat e reja/ 17.100 të vdekur nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë

“Duhet të gjejmë të gjallët”, me këtë synim të vetëm ekipet e shpëtimit kanë vijuar pa u ndalur kërkimet e dëshpëruara në godinat e rrafshuara nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

 

Numri i fataliteteve nga tërmeti shkatërrimtar vijon të rritet. Deri më tani raportohet se janë 17.100 mijë persona që kanë humbur jetën në të dyja vendet.

 

Advertisement

Referuar të dhënave më të fundit numri i të vdekurve në Turqi është rritur në rreth 14 mije, ndërsa të plagosurit janë mbi 503 mijë persona.

 

Në Siri, janë të paktën 3100 viktima, prej të cilëve më shumë se gjysma janë në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim.

 

Advertisement

Në ditën e katërt pas tërmetit, edhe pse shpresat për të gjetur njerëz të gjallë nën gërmadha pakësohen për shkak të kohës dhe acarit, ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën.

 

Një rast shpresëdhënës ka ndodhur në Turqi, ku pas më shumë se 68 orësh nën rrënoja, një foshnjë është shpëtuar. Autoritetet bëjnë me dije se foshnja e quajtur Ellen është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mjekët tashmë po kujdesen për të.

 

Advertisement

Vendet e dëmtuara nga tërmeti janë vizituar dhe nga presidenti Erdogan, i cili ka premtuar se brenda vitit do të ndërtojë të gjitha banesat e personave që kanë mbetur pa një çati ku të fusin kokën.

 

Ndërkohë sot Erdogan do të vizitojë qytetet e Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, që ndodhen në kufi me Sirinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy