Shkelën në zonën e ndaluar ushtarake/ Arrestohet çifti grek në Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkelën në zonën e ndaluar ushtarake/ Arrestohet çifti grek në Turqi

Një çift nga Greqia është arrestuar në kufirin me Turqinë, pasi u futën në një zonë të ndaluar ushtarake.

 

Manolis Valasoudis dhe Athena Tziaka  humbën rrugën për shkak të problemit me GPS dhe përfunduan në një rrugë pranë kufirit greko-turk.

 

Advertisement

Humbjen e Athena Tziaka-s e raportoi vëllai i saj, i cili ka treguar se që nga mëngjesi ajo nuk ishte kthyer nga udhëtimi i saj i shkurtër për në Edirne dhe nuk kishte pasur më kontaktet me familjen.

 

Pasi ranë në pranga, ata deklaruan se kishin shkuar në Turqi për të bërë pazar në Edirne. Në kthim, duke ndjekur GPS-in e telefonit, ata shkruan fjalën “Yspala”. Harta, shtoi ai u tregonte dy rrugë, dhe ata zgjodhën atë më shkurt.

 

Advertisement

“Duke ndjekur GPS në një pikë afër kufirit tonë ushtarët na ndaluan dhe ka konfiskuar pasaportat për të na shoqëruar më pas në burgun ushtarak. Ne kishim shkuar për Pazar nuk kishim asnjë qëllim tjetër”, u shpreh ai.

 

Gjykata urdhëroi lirimin e tyre me kusht, ndërsa celularët janë sekuestruar nga policia turke deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy