Shkencëtarët: “Zemra” e Tokës do ftohet më shpejt se sa pritej

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarët: “Zemra” e Tokës do ftohet më shpejt se sa pritej

“Zemra” e Tokës do ftohet më shpejt se sa pritej. Keshtu thotë studimi i përçueshmërisë termike të një minerali që ndodhet në kufirin midis bërthamës dhe mantelit. Studimet, të cilat mund të kenë implikime për evolucionin e planetit tonë, janë publikuar në revistën “Earth and Planetary Science Letters”.

Studiuesit matën në laborator përçueshmërinë termike të mineralit bridgmanit, i cili shtrihet në kufirin midis shkëmbinjve të mantelit dhe shtresës së nxehtë të hekurit të shkrirë e nikelit në bërthamën e jashtme.

Për të kryer matjet në të njëjtat kushte të temperaturës dhe presionit që gjenden brenda Tokës, ata përdorën një sistem të ri absorbimi optik brenda një njësie të bërë prej diamanti dhe të ngrohur me një lazer pulsues. Rezultatet tregojnë se përçueshmëria termike e mineralit është 1.5 herë më e lartë se sa pritej.

Kjo do të thotë se fluksi i nxehtësisë midis bërthamës dhe mantelit mund të jetë më i lartë se sa supozohej deri më tani dhe rrjedhimisht edhe konveksioni në mantel. Kjo nënkupton një ftohje më të shpejtë të brendësisë së Tokës dhe një ngadalësim më të shpejtë të tektonikës së pllakave, të nxitur nga lëvizjet konvektive.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy