Shkupi kërkon sërish ekstradimin e Gruevskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkupi kërkon sërish ekstradimin e Gruevskit

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi të hënën, më 12 shtator, se po kërkon ekstradimin nga Hungaria të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Gruevski më 13 nëntor të vitit 2018 ishte arratisur në Hungari, ndërsa pak ditë më vonë kishte njoftuar se autoritetet në Budapest i kishin miratuar kërkesën për azil politik, për shkak të, siç ka thënë, “ndjekjes politike nga Qeveria e kryeministrit [të atëhershëm të Maqedonisë së Veriut] Zoran Zaev”.

Advertisement

Pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga Qeveria maqedonase e cila e kërkon Gruevskin për vuajtjen e disa dënimeve me burg.

Ish-kryeministri maqedonas duhet përballet me 12 vjet e gjysmë burgim për dy gjykime të formës së prerë dhe një të shkallës së parë, por edhe me disa procese gjyqësore që janë duke vazhduar.

Advertisement

Ministria maqedonase e Drejtësisë njoftoi se është duke ndjekur procedurat gjyqësore dhe se do të kërkojë edhe një herë që Gruevski të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut.

“Deri më tani për Nikolla Gruevskin është dërguar një kërkesë për ekstradim në nëntor të vitit 2018 dhe një tjetër në qershor të vitit 2019. Kërkesa për ekstradim përfshin të gjitha rastet për të cilat kemi dijeni se janë duke u zhvilluar procedura para organeve gjyqësore maqedonase, gjegjësisht për të gjitha procedurat për të cilat është lëshuar fletë-arrest”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Advertisement

Hungaria ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 5 tetor të vitit 2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil dhe, sipas ligjit hungarez, një person nuk mund të ekstradohet në vendin nga i cili ka ikur.

Ndjekja e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe zyrtarëve të tjerë ishte iniciuar nga afera e përgjimeve që ishte publikuar në vitin 2013 nga Zoran Zaev, ish-kryetari i Lidhjes Social Demokrate, parti e cila në atë kohë ishte në opozitë.

Advertisement

Nikolla Gruevski ka qenë kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri më 2016.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy