Shqiptarët me gomone në Britani/ Policia i ndalon me spraj, u shpon mjetin lundrues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptarët me gomone në Britani/ Policia i ndalon me spraj, u shpon mjetin lundrues

Kjo pamje është e përditshme në brigjet franceze. Grupe shqiptarësh marrin gomonen dhe tentojnë të kalojnë kanalin e “La Manshit” për të “prekur” Britaninë.

 

 

Në këto pamje duket se si policia franceze  përpiqet të ndalojë emigrantët  duke ju hedhur sprite neutralizues  dhe duke  shpuar  gomonen e tyre .

Advertisement

 

Mediat britanike  shkruajnë se  2.165 shqiptarë kanë mundur të kalojnë kanalin e “La Manshit” në 6 muajt e parë të këtij viti, ndërsa një vit më parë në të njëjtën periudhë kishin kaluar vetëm 23. Sipas tyre numrat rreth migrimit mund të jenë me të mëdha,duke e bërë këtë fenomen shqetësues për autoritetet britanike.

 

Kalimi i emigrantëve shqiptarë në Britani me gomone është përhapur ndjeshëm vitin e fundit, edhe pse Shqipëria nuk ndodhet në luftë. Vendi ynë ka numrin e emigrantëve në nivel të njëjtë me Afganistanin dhe Iranin. Mediat britanike  shkruajnë se shumica e shqiptarëve që hyjnë ilegalisht i futen botës së krimit dhe shpërndarjes së drogës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy