Britani e Madhe – Një shqiptar që mbante 15,000 £ në një qese plastike u arrestua nga policia pasi e kishin parë atë duke vepruar “në mënyrë të dyshimtë”.

Rusten Gjoni po ecte përgjatë rrugës Corporation në Newport kur tërhoqi vëmendjen e policisë.

38-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm pak ditë më parë, pasi ishte futur në vend ilegalisht nga kontrabandistët.

Në intervistën e tij në polici Gjoni u tha oficerëve se paratë ishin për të paguar njerëzit që e kishin ndihmuar të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se kishte hyrë në vend me një kamion nga Spanja ku kishte qenë për rreth katër vjet.

I pandehuri refuzoi të thoshte se kujt ia kishte borxh paratë.

Gjoni tha se donte të ribashkohej me gruan dhe fëmijët e tij që janë në Mretërinë e Bashkuar dhe po aplikojnë për azil.

Ai tha se 15,000 £ ia kishin dhënë hua miqtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pandehuri u deklarua fajtor për hyrjen e paligjshme në Britani më 27 nëntor të vitit të kaluar.

I pandehuri u burgos për gjashtë muaj.

Home Office do të vendosë nëse Gjoni do të dëbohet apo jo pas vuajtjes së dënimit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";