Sistemi amerikan i mbrojtjes nga sulmet me raketa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sistemi amerikan i mbrojtjes nga sulmet me raketa

Një bazë ajrore në Alaska, skaji më veriperëndimor i Shteteve të Bashkuara, luan një rol thelbësor në sistemin amerikan të mbrojtjes nga sulmet me raketa. Zëri i Amerikës siguroi qasje ekskluzive në bazën “Fort Greely” e cila ndodhet pranë Rrethit Arktik si dhe në Bazën e Forcave Hapësinore, ku radari më i sofistikuar amerikan gjurmon raketat më vdekjeprurëse në botë.

Pamjet filmike tregojnë momente manovrash gjatë një sulmi të improvizuar. Në këtë rast, Koreja e Veriut supozohet të ketë lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale. Radari gjurmues hapësinor jep alarmin.

Një skuadër në Bazën e Forcave Hapësinore në Alaska duhet të verifikojë të dhënat me radarin tokësor. Ky lëshim nga Koreja e Veriut është thjesht supozim me qëllim stërvitjeje, e deklasifikuar enkas për Zërin e Amerikës, për të treguar se si Baza e Forcave Hapësinore shërben si një mburojë virtuale zbulimi.

“Jemi 300 në këtë bazë që mbrojmë 300 milionë”, thotë një pjestar i skuadrës.

Advertisement

Zëvendës komandanti i bazës, majori Dave Kim, thotë për Zërin e Amerikës, se këto lëshime janë elementë thelbësorë të punës, ndërsa Koreja e Veriut ka lëshuar 16 raketa balistike këtë vit, përfshirë një raketë ndërkontinentale të konfirmuar nga radarët e Forcës Hapësinore në muajin mars.

“Vëzhgojmë pa ndërprerje. Shohim ato që bëjnë. Do ta përshkruaja punën që bëjmë si një mision të pagabueshëm. Nuk ka vend për asnjë gabim”.

Ngarkesat e raketave ndërkontinentale, ndahen kur arrijnë një pikë në hapësirë, duke krijuar fusha komplekse mbetjesh.

Radari tokësor i Forcave Hapësinore mund të gjurmojë objekte hapësinore në një distancë prej 5 mijë kilometrash, por imazhi nuk është i qartë, duke e bërë të vështirë përcaktimin se cila pjesë e lëshuar nga reketa ndërkontinentale është seksioni i raketës me lëndë shpërthyese, që përbën kërcënim.

Advertisement

Për këtë arsye qeveria amerikane ndërtoi një mjet me kosto 1.5 miliardë dollarë për arsenalin e gjurmimit, radarin e ri me rreze ë gjerë veprimi, LRDR.

Zëri i Amerikës u lejua të filmonte brenda bazës. Zyrtarët thonë se teknologjia brenda këtyre paneleve, e bën atë radarin më të sofistikuar në planet.

“Radari LRDR ka afatësitë ta shohë në detaje kërcënimin dhe të dallojë se cili objekt mban lëndën shpërthyese, që duhet ta godasim. Është si të krahasosh ekranin e televizionit 4K ose 8K me ekranin e televizonit 30 vite më parë”, thotë për Zërin e Amerikës majori Kim, ndërsa spjegon qartësinë që ofron radari i ri.

Gjurmimi është vetëm një nga elementët e mbrojtjes nga sulmet me raketa.

Advertisement

“Duhet një goditje asgjesuese, diçka që ne mund ta bëjmë”.

Ushtaraku Chris Stutz komandon batalionin e mbrojtjes nga raketat në “Fort Greely” të Alaskës. Këto njësi operojnë 40 nga bateritë e raketave të strehura në thell ësi të tokës të cilat asgjesojnë raketat ndërkontinentale.

“Në rast të një kërcënimi, nëse autorizohemi për veprim, vëmë në aksion plane specifike, si përshembull sa raketa kërkohen për ta asgjesuar kërcënimin. Këto fole speciale në thellësi të tokës hapen dhe prej këtu lëshohen raketat”

Deri më tani, këto raketa speciale kanë goditur vetëm 10 nga 19 objektiva, një shkallë suksesi prej 53%. Por Ian Williams i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë për Zërin e Amerikës se të dhënat nuk janë tërësisht të sakta.

Advertisement

“Nëse shikon me kujdes, shumë nga dështimet ishin në fazat e hershme. Por nëse shqyrton modelet aktuale të sistemeve asgjesuese me raketa, ka patur vetëm një dështim”.

Qeveria amerikane ka ndërtuar 20 sisteme të reja në Alaskë. Zëri i Amerikës është rrjeti i parë mediatik që shikon nga afër një të tillë.

Kjo është pjesa e brendshme e një prej foleve speciale nga ku do të lëshohen raketat asgjesuese të gjeneratës së ardhshme. Ato do të futen në përdorim rreth vitit 2028 dhe do të jenë varianti më i përparuar i raketave asgjësuese aktuale në bazën “Fort Greely”.

Çdo sistem i ri i gjeneratës së ardhshme i vendosur këtu, do të strehojë disa pajisje që përdoren për asgjësimin e raketave të armikut që synojnë interesat amerikane.

Advertisement

“Duke patur shumë pajisje asgjesuese në një raketë, nuk është e nevojshme të lëshosh shumë raketa ndaj një objektiv të vetëm”, thotë analisti Ian Williams me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Kjo nënkupton masa të avancuara sigurie ndërsa vazhdojnë kërcënimet nga Koreja e Veriut, dhe këto baza të vendosura në Alaskë mbeten kufiri i fundit i mbrojtjes amerikane./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy