Skena filmi me protagonist një shqiptar/ Policia britanike kap me helikopter 27 vjeçarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një I ri shqiptar është bërë protagonist I një ndjekje spektakolare në Angli.

Sic bëjnë të ditur mediat angleze, personi që ka tentuar ti shpëtoje arrestimit është Esmerald Xhafa.

E gjithë ngjarja ndodhi në Sheffield kur shqiptari braktisi në mes të rrugës makinën e tij, BMË dhe u largua me vrap në fushat në anë të rrugës për ti shpëtuar ndjekjes së forcave te policisë.

Mirëpo kjo gjë nuk mjaftoi pasi policia ndoqi nga ajri cdo lëvizje të 27 vjecarit derisa e prangosi.

Advertisement

E gjithë ndjekja u bë për shkak të dyshimeve që policia kishte se Esmerald Xhafa mbante droge në makinë. Dhe në fakt kishin të drejte pasi në mjetin tip BMË u gjeten 15 kg kanabis.

Edhe gjatë kontrolleve në banesën ku jetonte I riu, janë gjetur në papafingo 56 bimë kanabis sativa.

Në gjykatë avokati e justifikoi drogën në makinë me faktin se I riu kishte ardhur në angli për një jetë më të mirë dhe për të ndihmuar familjen dhe se njerezit që kishte mbi kokë e detyronin të mos hiqte dorë nga kjo punë e pisët ndonëse ai kishte tentuar ta linte.

Xhafa u dënua me 2 vite e muaj burg./ Burimi: www.thestar.co.uk

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy