Sonda e re e NASA-s Artemis nis anijen kozmike Orion drejt Hënës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sonda e re e NASA-s Artemis nis anijen kozmike Orion drejt Hënës

Sonda e re e NASA-s Artemis, nisi fluturimin debutues për në Hënë, të mërkurën herët, me tre manekinë në bord, duke i sjellë Shtetet e Bashkuara një hap më afër rikthimit të astronautëve në sipërfaqen hënore për herë të parë që nga përfundimi i programit Apollo, 50 vjet më parë.

 

 

Sonda e gjeneratës së ardhshme të NASA-s u nis herët në mëngjes për një udhëtim pa ekuipazh rreth hënës, gjysmë shekulli pas misionit të fundit hënor Apollo.

Advertisement

 

Këtë mëngjes, në orën 1:47 sipas kohës lokale, raketa e Sistemit të Nisjes Hapësinore të NASA-s dhe anija kozmike Orion u ngritën nga platforma historike e nisjes 39B nga Qendra e Fluturimeve Kenedi”, tha sekretarja e Shtypit të NASA-s, Jackie McGuinness.

 

Fluturimi i misionit Artemis, synon kthimin e astronautëve në Hënë këtë dekadë dhe krijimin e një baze të qëndrueshme atje si një gur themeli për eksplorimin e ardhshëm njerëzor të Marsit.

Advertisement

 

Sistemi i lëshimit në hapësirë (SLS) është raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë nga NASA.

 

Administratori i NASA-s Bill Nelson e pa nisjen me një grup astronautësh.

Advertisement

 

Është një fluturim provë. U desh shumë kohë për të mbërritur këtu. Herën e fundit që ishim në hënë, ishte me Apollo 17 dhe ne kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë“.

 

Pas vitesh vonesash dhe miliarda dollarësh shpenzime, raketa e Sistemit të Nisjes Hapësinore gjëmoi drejt qiellit, duke u ngritur nga Qendra Hapësinore Kennedy me një force shtytëse prej 4 milionë kilogramësh duke arritur shpejtësinë 160 km/h brenda pak sekondave.

Advertisement

 

Kapsula Orion doli nga orbita e Tokës pas dy orësh për të vazhduar fluturimin drejt Hënës.

 

Nisja u anulua dhe shty katër herë këtë vit – dy herë për shkak të problemeve teknike dhe dy herë të tjera për shkak të motit.

Advertisement

 

Menaxheri i Misionit Artemis, Mike Sarafin tha se raketa kryesisht po funksionon ashtu siç duhet.

 

Ai tha se kishte disa çështje të vogla por shtoi se të gjitha sistemet “po funksiononin”.

Advertisement

 

Menaxheri i programit Orionit, Howard Hu tha se NASA do të vazhdojë të testojë motorët dhe funksionet e tjera të Artemis, veçanërisht në kushtet e Hapësirës.

 

Misioni prej 4.1 miliardë dollarësh do të lejojë NASA-n të verifikojë mburojën e nxehtësisë së kapsulës gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokpës. Nëse do të ketë sukses, katër astronautë do të jenë në gjendje të nisen me misionin e ardhshëm drejt hënës në vitin 2024, i cila do të pasohet nga një ulje në Hënë e dy astronautëve një ose dy vjet më vonë./voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy