Spiropali përplaset me Berishën: Ty të largoi perëndimi, “foltorja” protestë për krizën që shkaktoi Putini

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spiropali përplaset me Berishën: Ty të largoi perëndimi, “foltorja” protestë për krizën që shkaktoi Putini

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali replikoi sot në Kuvend me Sali Berishën, i shpallur tanimë nongrata nga SHBA.

Spiropali theksoi se i larguar nga perëndimi është Sali Berisha e jo Shqipëria që sot gjendet më afër se kurrë me aleatët perëndimorë. Foltorja sipas saj është e vetmja që proteston kundër krizës që shkaktoi regjimi i Putinit.

Elisa Spiropali: Sali gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, por dhëmbët e tu shkojnë ku i dikton frika. Fole për padrejtësi se ka mbaruar koha e drejtësisë tënde Sali. Ka mbaruar koha e sulltanatit tënd Sali.

Ka mbaruar koha e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që i nxirrje nga hiçi në krye të vendit për të të mbrojtur ty, aleatët e tu, miqtë e tu dhe familjen tënde. Përmende largimin e Shqipërisë nga Perëndimi, sigurisht që Perëndimi të ka larguar ty, por nuk ka asnjë lidhje kjo me Shqipërinë dhe largimin e saj.

Advertisement

Të duket se të kanë bërë hasha ty dhe se SHBA dhe Perëndimi janë larguar nga Shqipëria. Jemi më afër se kurrë. S’doja ta rëndoja se ishte i lumtur sot pas zgjedhjeve të 6 marsit.

T’ia lëmë këtë lumturi të shkurtër të pakicës së pakicës, t’iu kthehemi shqiptarëve, paketës së rezistencës sociale që adreson të gjitha çështjet. Sigurisht që nëse në protestë nuk del të flasësh shqiptarisht, por flet putinësisht, patjetër që do të duket sikur kjo është qeveria e regjimit. Nuk ka protestë në botë, përveç asaj që nxitet nga foltorja dhe non-gratat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy