Spitalet klandestine në Filipine kanë ofruar shërbime të kirurgjisë plastike për të shumëkërkuar të drejtësisë dhe kriminelë nga më të ndryshëm për t’i shpëtojnë identifikimit dhe arrestimit.
“Dy spitale të tilla të paligjshme mund të mbyllen në javët e ardhshme pasi policia bastisi të parin në periferitë jugore të Manilës në maj”, tha një zëdhënës i policisë për BBC.
Mjetet e transplantit të flokëve, implantet dentare dhe pikat IV për zbardhjen e lëkurës u sekuestruan nga spitali në Pasay City dy muaj më parë.
“Ju mund të krijoni një person krejtësisht të ri nga këto pajisje,” tha Ëinston John Casio, një zëdhënës i Komisionit Presidencial kundër Krimit të Organizuar (PAOCC).
Dy spitalet ilegale nën mbikëqyrje besohet të jenë shumë të mëdhenjë, duke ofruar një sërë shërbimesh që tjetërsojnë plotësisht pamjen e jashtme.
Tre mjekë, dy nga Vietnami dhe një nga Kina, një farmacist kinez dhe një infermiere vietnameze u arrestuan në bastisjen e Pasay, ndërsa rezultoi se asnjëri prej të cilëve nuk ishte i licencuar për të punuar në Filipine.
Autoritetet gjetën gjithashtu një aparat hemodialize, duke sugjeruar se objekti, i cili ishte rreth 400 m2, ofronte trajtime të ndryshme mjekësore përveç kirurgjisë plastike.
“Ato duken si klinika të rregullta nga jashtë, por sapo të hyni, do të tronditeni nga lloji i teknologjisë që ata kanë,” tha Casio.
“Këto spitale Pogo nuk kërkojnë mjete identifikimi. Mund të jesh i arratisur, ose mund të jesh një i huaj i paligjshëm në Filipine,” tha ai.
Në dhjetor 2022, zyrtarët e imigracionit arrestuan një anëtar të dyshuar të mafias kineze, i cili dyshohet se iu nënshtrua një operacioni plastik për t’iu shmangur arrestimit./vizionplus.tv/