Studiuesit britanikë: Vaksinat 80% efektive kundër variantit Omicron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studiuesit britanikë: Vaksinat 80% efektive kundër variantit Omicron

Studiuesit britanikë analizuan efektin e mundshëm të dozës së tretë të vaksinave kundër Omicron. Gjetjet e tyre të para janë relativisht inkurajuese pasi doza përforcuese duket se ofron rreth 85% mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda. Niveli i mbrojtjes është pak më i ulët se mbrojtja e ofruar nga vaksinat kundër varianteve të vjetra Covid.

Megjithatë, sipas studimit doza shtesë ul numrin e të shtruarve në spital. Modeli i përdorur nga ekipi hulumtues në Imperial College London bazohej në të dhëna relativisht të kufizuara mbi Omicron. Ata theksojnë se ekziston një shkallë e lartë pasigurie derisa të mblidhen më shumë informacion nga “bota reale” në lidhje me variantin e ri që përhapet me shpejtësi.

Vaksinat “i mësojnë” trupit se si të luftojë Covid-in, por ilaçet ekzistuese nuk janë të projektuara për të luftuar “Omicron”.  Edhe me një dozë përforcuese, mbrojtja kundër sëmundjeve të rënda ishte midis 80% dhe 85,9%, krahasuar me 97% për Delta. Megjithatë, ka komponentë të tjerë të sistemit imunitar që mund të luftojnë Covid-in, siç janë limfocitet T.

Sipas, Dr. Klaiv Dix  ish-kreu i Komitetit Britanik për Imunizimin, tha: “Ka një pasiguri të madhe në vlerësimet e këtyre modeleve dhe ne mund të jemi të sigurt për efektin e dozave të treta ndaj Omicron vetëm kur ne marrim të dhëna shtesë mujore që vijnë nga bota reale. Të dhëna për shtrimet në spital, për shtrimet në ICU, rastet dhe viktimat, raporton abcnews.al.

Advertisement

“E vetmja gjë e sigurt është se ne duhet të jemi në gjendje të shpërndajmë vaksina,  tani dhe në të ardhmen  dhe në të gjithë botën.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy