Stuhitë godasin shtetet jugore të SHBA/ Anulohen mijëra fluturime, shtohen aksidentet, mbyllen shkollat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhitë godasin shtetet jugore të SHBA/ Anulohen mijëra fluturime, shtohen aksidentet, mbyllen shkollat

Stuhi dëbore dhe reshje të dendura shiu përfshinë sërish disa pjesë të SHBA-së jugore duke ndërprerë udhëtimet. Linjat ajrore amerikane anuluan më shumë se 2300 fluturime, në aeroportet në Dallas dhe Austin që janë më të prekurit.

 

Dhjetëra aksidente në rrugë u raportuan për shkak të motit të keq.

 

Advertisement

Vetëm në Teksas, më shumë se 340 mijë njerëz vijojnë të jenë pa energji elektrike ndërsa disa shkolla janë mbyllur. Shërbimi Kombëtar i Motit bëri të ditur se stuhia do të kalojë në pjesën më të madhe të shteteve jugore. Më shumë se 40 milionë njerëz, janë paralajmëruar të bëjnë kujdes për shkak të stuhive.

 

Ekipet e urgjencës në Teksas i janë përgjigjur qindra thirrjeve për aksidente që në disa raste kanë rezultuar fatale. Disa departamente të policisë lokale u kërkuan shoferëve që të shmangin udhëtimet deri në përmirësimin e motit.

 

Advertisement

Ndërsa rajonet qendrore dhe perëndimore në SHBA pritet të përballen me uljen e ndjeshme të temperaturave, që mund të arrijnë deri në minus 40 gradë Celsius.

 

Kjo është hera e dytë që Shtetet e Bashkuara goditen nga moti i keq. Gjatë Krishtlindjes se vitit të kaluar, stuhia dimërore shkaktoi 21 viktima, ndërsa mijëra të tjerë mbetën pa energji elektrike për më shumë se një javë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy