Sulmohet një kameraman në Mitrovicë të Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një kameraman kosovar dhe një qytetar tjetër janë sulmuar sot në Mitrovicë të Veriut.

 

 

Sulmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Advertisement

 

 

Ai ka thënë se rasti po hetohet dhe deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

 

Advertisement

 

Më herët, mediumi Insajderi.org, ka njoftuar se kameramani i quajtur Jetmir Muji është sulmuar sot.

 

 

Advertisement

Në lajmin që është publikuar në Insajderi thuhet se: “Muji është sulmuar nga bandat serbe në veri derisa ishte duke xhiruar rastin e një rrëmbimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës”.

 

 

Deri më tani nuk janë dhënë detaje zyrtare në lidhje me ngjarjen nga Policia e Kosovës apo institucione të tjera.

Advertisement

 

 

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj sulmit duke e dënuar ashpër atë.

 

Advertisement

 

“(AGK) e fton Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

 

 

Advertisement

Rikujtojmë se në katër komunat veriore të Kosovës tashmë ka prezencë dukshëm më të vogël të Policisë të Kosovës për shkak se 578 pjesëtarë të komunitetit serb në këtë institucion dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit.

 

 

Përveç Policisë, serbët dhanë dorëheqje edhe nga institucione të tjera të Kosovës.

Advertisement

 

 

Kjo u bë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që u kërkon qytetarëve në veri t’i riregjistrojnë veturat që mbajnë ende targa të paligjshme që lëshohen nga Serbia. REL/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy