Sulmohet njësia e EULEX në veri/ SHBA- BE: Nuk do të tolerojmë ngjarje të tilla

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmohet njësia e EULEX në veri/ SHBA- BE: Nuk do të tolerojmë ngjarje të tilla

Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet i tensionuar teksa  gjatë natës ka patur shpërthime dhe të shtëna armësh në Zveçan dhe Zubin potok. Gjithashtu rrugët për në Bërnjak dhe Jarinje janë ende të bllokuara nga barrikadat e vendosura nga serbët.

 

Një njësi e EULEX-it është sulmuar në Rudarë të Zveçanit me molotov, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier ka dënuar sulmin ndaj misionit.

 

Advertisement

Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosoves dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme  dhe përgjegjësit  duhet te perbalen me drejtesine.

 

Edhe Bashkimi Evropian ka deklaruar nëpërmjet shefit të diplomacisë Jozef  Borrel se nuk do të ketë asnjë tolerim për sulmet ndaj eulexit.

 

Advertisement

“BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, dhe akteve kriminale në veri.Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të kthehet. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Gjithë akterët duhet të evitojnë përshkallëzimin”

 

Shpërthimet dhe të shtënat gjatë natës në Zveçan dhe Zubin Patok kanë bërë që policia e Kosovës të shtojë prezencën në veri të vendit, ndërsa nëpër rrugë shihen shumë pak qytetarë. Gjithashtu vihet re prani më e madhe e forcave të KFOR-it dhe të misionit të EULEX.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy