Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Ndër çështjet kryesore që diskutuan dy udhëheqësit janë thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve si edhe agresioni rus ndaj Ukrainës.

 

Ky është takimi i tyre i katërt në disa muaj dhe vjen në një kohë kur vendet Perëndimore po përpiqen të përcaktojnë nëse përgjegjëse për shkatërrimin e digës Nova Kakhovka në rajonin e Khresonit në Ukrainë, është Rusia.

 

Advertisement

Pas takimit, dy udhëheqësit pritet të mbajnë një konferencë për gazetarët, një mundësi që nuk i ofrohet çdo udhëheqësi që viziton Shtëpinë e Bardhë. Po ashtu bëhet me dije se ata do të lëshojnë edhe një deklaratë të përbashkët.

 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha të mërkurën se dy udhëheqësit do të koordinojnë përpjekjet për të forcuar sigurinë ekonomike të dy vendeve.

 

Advertisement

Sipas njoftimeve të zyrtarëve britanikë, bisedimet do të përfshijnë edhe sigurinë kibernetike, ndërsa Britania pritet të mbajë këtë vjeshtë takimin e parë të nivelit të lartë për të diskutuar se si mund të zbuten rreziqet e inteligjencës artificiale pëmes veprimeve të koordinuara ndërkombëtarisht.

 

Të mërkurën, kryeministri britanik zhvilloi takime me udhëheqës demokratë dhe republikanë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara./voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy