Takimi mes vendeve të G7 dhe presidentit Zelensky në Japoni/ Biden premton “pako” të re armatimesh për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi mes vendeve të G7 dhe presidentit Zelensky në Japoni/ Biden premton “pako” të re armatimesh për Ukrainën

Gjatë një takimi me udhëheqësit e G7 Presidenti Joe Biden premtoi pasurim të arsenalit ushtarak të Ukrainës me një pako armatimi të shumëllojshëm si municion, artileri dhe automjete të blinduara.

 

Në takimin e mbajtur më 21 Maj në Japoni ishte i pranishëm dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

 

Advertisement

Në këtë takim u reflektua qartësisht qëndrimi i unifikuar i vendeve të G7 krah Ukrainës.

 

Presidenti ukrainas u shpreh se në këtë takim “i prezantoi botës formulën ukrainase të paqes me dhjetë pika”.

 

Advertisement

“Për sa kohë që pushtuesit janë në vendin tonë, askush nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke nënvizuar se se “bota ka fuqi të mjaftueshme për të detyruar Rusinë të bëjë paqe”.

 

“Bota jonë është e madhe, por ne jemi të gjithë së bashku në të. Që nga Japonia e deri te vendet arabe, nga Evropa në Amerikën Latine, ne gjejmë mbështetje për formulën tonë”, u shpreh Zelensky.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy