Të armatosur dhe të rrezikshmëm/ Kapet banda shqiptare e 64 grabitjeve në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të armatosur dhe të rrezikshmëm/ Kapet banda shqiptare e 64 grabitjeve në Itali

Një grup grabitësish kryesisht shqiptarë janë vënë në pranga në veri të Italisë pasi akuzohen për plot 64 vjedhje.

Shumica dërrmuese e grabitjeve të cilët iu atribuohen këtij grupi janë të muajve të fundit ndërsa 9 të tjera I përkasin 2019 dhe 2020, kohe kur nisi edhe gjuetia ndaj këtij grupi.

Në total janë 4 persona të prangosur ndërsa dy të tjerë janë arratisur.

Grabitjet janë kryer në Varese, Milano, Bergamo, Brescia e Pavianë rajonin e Lombardisë, Venezia, Verona e Padova të Veneto-s, Parma, Ferrara e Rimini in Emilia Romagna, Verbania, Novara e Alessandria në rajonin e Piemonte.

Advertisement

Gjatë hetimeve, karabinierët sekuestruan një një pushkë të lehtë të kalibrit 223 H & k me dy karikatorë dhe 34 gëzhoja, si dhe një pistoletë gjysmë automatike Beretta 9×21 me 15 gëzhoja.

Po kështu gjatë kontrolleve të arrestuarev iu gjeten edhe veshje të shtrenjta dhe bizhuteri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy