minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Të paktën 8 viktima dhe qindra të plagosur nga tërmeti i fundit në Turqi, njerëzit u hodhën nga pallatet - Struga.info


Të paktën 8 viktima dhe qindra të plagosur nga tërmeti i fundit në Turqi, njerëzit u hodhën nga pallatet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të paktën 8 viktima dhe qindra të plagosur nga tërmeti i fundit në Turqi, njerëzit u hodhën nga pallatet

Të paktën 8 persona humbën jetën (3 ne Turqi dhe 5 ne Siri) në tërmetet e reja me magnitudë 6.4 dhe 5.8 që goditën provincën e Hatay, në Turqinë juglindore , në kufirin me Sirinë mbrëmjen e të hënës.

 

Qindra persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që vijojnë operacionet e kërkimit në tre ndërtesa të shembura në Turqi.

 

Advertisement

Në Turqi, mes viktimave një grua e vrarë nga shembja e një blloku betoni që i ra në kokë në qytetin e Samandag.

 

Ndër viktimat në Siri, katër vdiqën në përplasjen e shkaktuar nga paniku në Aleppo dhe Tartus dhe një grua tjetër vdiq në Lataki. Mediat raportojnë edhe për disa të plagosur në arratisjen e nxituar nga shtëpitë apo pas hedhjeve nga ballkonet.

 

Advertisement

Epiqendra e goditjes më të fortë, prej 6.4, ndodhi midis Samandag, një qytet bregdetar turk pranë kufirit me Sirinë dhe Defne, një qytet gjithashtu pranë kufirit. Tërmeti është ndjerë jo vetëm në provincat fqinje siriane, por edhe në Qipro, Liban, Irak, Palestinë, Izrael dhe Egjipt.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy