Të tjera protesta kundër masave/ Austria nga 17 nëntori në izolim kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të tjera protesta kundër masave/ Austria nga 17 nëntori në izolim kombëtar

Kjo thirrje për bashkëpunim në luftën kundër koronavirusit është rikthyer sërish në qytetet italiane. Këtë të dielë disa rajone të vendit janë shenjuar si zona të kuqe, duke ashpërsuar disa masa në kufizimin e lëvizjes si dhe aktivitetin e bizneseve. Por qytetarët nuk e kanë kursyer revoltën dhe kanë mbushur qendrat e qyteteve duke protestuar në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës për të punuar.

 

Ndërsa në disa qytete gjermane, demonstratat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme dhe arrestime. Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar masa më strikte për një muaj.

 

Advertisement

Edhe në Britaninë e Madhe vijon vala e protestave që kundërshtojnë ashpërsimin e masave në kuadër të pandemisë. Në disa qytete, demonstruesit u përplasën me forcat e rendit ndërsa dhjetra persona janë arrestuar.

 

Ndërkohë, Austria ka rikthyer izolimin kombëtar nga 17 nëntori deri më 6 dhjetor. Mësimi do të zhvillohet online, të gjitha bizneset jo-thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura dhe këshillohet puna nga shtëpia kur është e mundur.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy