Testet e shpejta nuk e zbulojnë Omicron, ekspertët: Roli i mjekut të familjes është i rëndësishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Testet e shpejta nuk e zbulojnë Omicron, ekspertët: Roli i mjekut të familjes është i rëndësishëm

Guido Rasi, konsulent i komisionerit për urgjencën Covid-19 në Itali dhe Francesco Paolo Figliuolo drejtor shkencor i kompanisë së trajtinimit profesional të mjekëve “Consulcesi”, kanë deklaruar së fundmi se varianti Omicron, është i aftë t’i shpëtojë testeve diagnostikuese më të përdorura në këtë moment, testeve të antigjenit!

“Me variantin Omicron që do të bëhet mbizotërues, tamponët e shpejtë antigjenik rrezikojnë të bëhen të padobishëm. Versioni i ri i virusit Sars-CoV-2 duket se mund të shpëtojë nga testet diagnostikuese më të përdorura sot”, shpjegoi Rasi i cili specifikoi se si të dhënat paraprake tregojnë se rreth 40% e njerëzve pozitivë për variantin Omicron kanë dalë negativ me testet e shpejta. Sipas tij 1 në 2 teste.

Mjeku shton se është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë si në fushën diagnostike ashtu edhe në atë terapeutike.

Sipas ekspertëve fakti që, përballë këtij varianti të ri, testet e shpejta antigjenike mund të humbasin efektivitetin e tyre, mund të komplikojë shumë procesin e diagnostikimit dhe të gjurmimit, të cilat janë ende mjete themelore për përpjekjen për të frenuar pandeminë. Ata shpresojnë që të ketë teste të reja të antigjenit që do të arrijnë të identifikojnë dhe variantin e ri.

Advertisement

Sipas ekspertit, “në këtë kontekst, roli i profesionistëve shëndetësorë do të jetë edhe më i rëndësishëm në vlerësimin e pacientëve”.

Massimo Tortorella, president i “Consulcesi”, tha se ne do të vazhdojmë të zgjerojmë dhe përditësojmë ofertën tonë të trajnimit sa më shumë që të jetë e mundur.

Ndërkohë, disa ekspertë parashikojnë se me kalimin e ditëve mund të rritet numri i rasteve pozitive. Virologu Fabrizio Pregliasco ka parashikuar se kulmi do të shihet në fund të janarit dhe mund të arrijnë deri në 200,000 raste në një ditë të vetme.

Gjithashtu, sipas ekspertit ka shumë të ngjarë që virusi të bëhet endemik dhe që vaksinimi kundër Covid-19 të bëhet i përvitshëm, si ai i gripit./ SI

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy