The Times: Kamp refugjatësh në Shqipëri, Qeveria britanike bisedime sekrete me atë shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
The Times: Kamp refugjatësh në Shqipëri, Qeveria britanike bisedime sekrete me atë shqiptare

Britanikja “The Times”, në një artikull të saj ka shkruar se ministrat shqiptarë dhe ato të Mbretërisë së Bashkuar janë në bisedime sekrete për ngritjen e një qendre azili në Shqipëri.

“Ministrat shpresojnë të nënshkruajnë një marrëveshje për dërgimin e emigrantëve, që kalojnë Kanalin drejt Shqipërisë, si një masë kryesore për t’i dhënë fund krizës”, shkruan “The Times”.

Sipas saj, çdo emigrant që vjen ilegalisht në Britani nëpërmjet varkave të vogla, do të dërgohet në Shqipëri brenda 7 ditëve dhe kjo do të kushtojë 100 mijë paund çdo azilkërkues.

Tanimë, nga Shqipëria atyre do t’u vlerësohen kërkesat për azil në Britani. I gjithë procesi do të veprojë si një pengesë kundër kalimit.

Advertisement

“Pas një sërë zhgënjimesh gjatë bisedimeve me vendet e tjera për të pritur emigrantët, shpresat e kabinetit për një marrëveshje me Shqipërinë po rriten”.

Britania është përfshirë në një krizë, pavarësisht ardhjes së dimrit. Kjo sepse vetëm të enjten e kaluar, 1 mijë e 185 persona mbërritën atje me varka të vogla.

Burime brenda Qeverisë britanike, u shprehën për “The Times” se bisedimet me “Shqipërinë ishin në zhvillim”, prandaj edhe nuk dhanë shumë detaje.

Advertisement

Sipas “The Times”, edhe pse Olta Xhaçka, ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, e mohoi kategorikisht lajmin, zyrtarët shqiptarë në Londër nuk mohuan bisedimet jozyrtare me ministrat e tyre mbi planin.

“Kaq turpëruese të shpërndash këtë lajm të rremë në një media britanike, ku parashikohet ngritja e një kampi në Ballkan, saktësisht Shqipëri, ku do të strehohen emigrantët e jashtëligjshëm, të cilët kalojnë kanalin midis La Manche dhe Britanisë”, do të shkruante ajo më herët.

Nga ana tjetër, Priti Patel, sekretarja e Brendshme britanike, ka një vit që kërkon një vend të përshtatshëm për një qendër në det të hapur.

Qendrat e përpunimit u krijuan fillimisht nga Australia, e cila dërgoi emigrantë të paligjshëm në një qendër në Papua Guinea e Re, por tani përdor ishullin Nauru të Paqësorit.

Advertisement

Patel shpreson që politika e Mbretërisë së Bashkuar të ketë një ndikim të ngjashëm me atë në Australi.

Sipas Times, kjo zgjidhje po mbahej si opsion rezervë, por është kthyer në një nga prioritetet kryesore për Patel.

Britania nuk ka qenë në gjendje të bindë Francën të marrë emigrantët, që kanë kaluar Kanalin dhe gjithashtu ka ajo refuzuar kërkesat britanike për të vendosur patrulla të përbashkëta.

Advertisement

“Nëse Britania e bind një shtet për të realizuar një marrëveshje, do të varej nga sa është e gatshme të paguajë. Shqipëria, të paktën, duket se është e gatshme të negociojë”, finalizohet artikulli nga The Times.

The Sun

Më herët, tabloidi britanik “The Sun”, zbuloi se qeveria britanike po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për ngritjen e një qendre përpunimi për azilkërkuesit në Shqipëri.

“Hyrësit e paligjshëm do të fluturojnë 1 mijë e 500 kilometra në një qendër në det të hapur në Ballkan, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar”, shkruan “The Sun” lidhur me detajet e funksionimit të qendrës.

Advertisement

Patel, shpreson që kjo perspektivë do të pengojë ata që planifikojnë të bëjnë këtë kalim të rrezikshëm.

Ndër të tjera Patel, sipas “The Sun”, ka ravijëzuar se qeveritë “duhet të jenë në gjendje të konsiderojnë çdo mundësi” kur merren me azilkërkuesit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy