Thirrja e Papa Françeskut: Hapini dyert për emigrantët, mos i trajtoni si të huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thirrja e Papa Françeskut: Hapini dyert për emigrantët, mos i trajtoni si të huaj

Papa Françesku ka kërkuar që emigrantëve të mos iu mbyllet dera dhe të mos trajtohen si të huaj apo të ndryshëm. Kjo thirrje e Papa Françeskut vjen nga Hungaria, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, teksa thirrjen e tij bien ndesh me politikat që kryeministri i këtij vendi aplikon.

 

Papa paralajmëroi për herë të dytë gjatë vizitës së tij kundër rrezikut që paraqet rritja e nacionalizmit në Evropë, duke thënë se dyert e mbyllura janë të dhimbshme dhe në kundërshtim me predikimin e Jezusit.

 

Advertisement

 

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjithashtu ka mbajtur një qëndrim indiferent ndaj luftës së Ukrainë duke theksuar se Putin nuk do të mund të arrestohet në territorin hungarez.

 

 

Advertisement

Për të parë Papën në ditën e fundit të vizitës së tij në vend, më shumë se 50,000 njerëz u mblodhën në mëngjes në dhe rreth sheshit prapa ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Budapest, një ndërtesë ikonë neo-gotike, një simbol i kryeqytetit që ndodhet në brigjet e Danubit .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy