“Tirani fshihet në bunker”, ministri ukrainas i Mbrojtjes: Putini mund të ndezë zjarre të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tirani fshihet në bunker”, ministri ukrainas i Mbrojtjes: Putini mund të ndezë zjarre të reja

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov ka bërë thirrje vendeve të botërore për ndihmë ndaj vendit të tij, për t’u çliruar nga agresioni i Vladimir Putinit.

Ai e ka quajtur Putinin një “tiran që po fshihet në bunker”, duke paralajmëruar se ai mund të ndezë zjarre të reja dhe se ajo që po ndodhë në Ukrainë, mund të përsëritet në vendet tjera.

Ministri ukrainas ka kërkuar nga vendet tjera që të mbyllin hapësirën ajrore dhe të dërgojnë armë në Ukrainë.

Duke i quajtur krime lufte vrasjet e civilëve, ministri i Mbrojtjes ka thënë se Rusia nuk do të jetë në gjendje të mposhtë Ukrainën në një betejë të hapur dhe ta frikësojë nga granatimet kriminale të qyteteve të saj.

Advertisement

“Unë sjell në vëmendjen tuaj se rreth 10 000 studentë nga vende të tjera në Ukrainë janë sot objektiva të terroristëve të Putinit. Mbi 2000 prej tyre tashmë janë marrë peng nga ushtarët rusë. Shumë prej tyre janë nga India, Kina, Turqia dhe vendet e Gjirit Persik.

Të rinjtë qëndrojnë në qytetet e bllokuara nga ushtria ruse – d.m.th. Chernihiv, Sumy, Kherson, Mariupol. Rusët i granatojnë këto qytete. Ata në fakt janë në luftë me të gjithë botën. Edhe me ata që përpiqen të qëndrojnë asnjanës. Kjo nuk do të funksionojë. E keqja nuk vepron në mënyrë selektive.

Më lejoni t’ju kujtoj se Ukraina ishte dhe është shtëpia e përfaqësuesve të më shumë se 100 kombeve. Ne kemi jetuar gjithmonë në paqe. Kemi shumë martesa të përziera, në të cilat kanë lindur fëmijë të bukur. Dhe këta fëmijë tani po vriten nga pushtuesit.

Pushtuesit po mbajnë peng gazetarët: aktualisht dihet për shtetasit britanikë në qytetin Stoyanka-2. Mbi grupin u qëllua dhe u plagos një gazetar tjetër, shtetas britanik. Gazetari, shtetas i Zvicrës, u qëllua dhe u grabit nga pushtuesit në rajonin e Mykolaiv. Fatkeqësisht, ju ende i lejoni pushtuesit ta bëjnë këtë.

Advertisement

Sot dua t’ju them një gjë – mos kini frikë. Mos ki frikë! Ashtu si ne që nuk kemi frikë.I bëj thirrje të gjithëve të tregojnë se bota e lirë nuk ka frikë nga një tiran i vetëm i fshehur në një bunker:, tha ndër të tjera ministri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy