Udhëheqësja e opozitës: Bjellorusia nuk është “shtojcë e Rusisë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Udhëheqësja e opozitës: Bjellorusia nuk është “shtojcë e Rusisë”

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya njihet në skenën politike globale. Por, kjo është vizita e saj e parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

 

“Unë po përfaqësoj këtu bjellorusët që po luftojnë kundër diktatorit në vendin tonë”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

 

Advertisement

Ajo mund të mos përfaqësojë qeverinë aktuale, por ka një histori të rëndësishme për të treguar në lidhje me Bjellorusinë.

 

“Mos bëni shenja barazimi në mes të regjimit [Lukashenko] dhe popullit bjellorus”, tha zonja Tsikhanouskaya.

 

Advertisement

Zonja Tsikhanouskaya nuk dëshiron që bota demokratike të mendojë keq për bashkatdhetarët e saj për shkak të veprimeve të presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko. Ky i fundit është aleat i presidentit rus Vladimir Putin pasi lejoi forcat ruse të përdorin territorin e Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën. Ekspertët besojnë se ajo po ia del të tregojë dallimin mes zotit Lukashenko dhe popullit bjellorus.

 

“Alexander Lukashenko nuk ka të drejtë të përfaqësojë shoqërinë bjelloruse. Shoqëria bjelloruse nuk e votoi atë në vitin 2020. Shoqëria mbetet viktimë dhe peng i këtij regjimi. Ajo ishte në gjendje ta shprehte këtë si duhet” tha Pavel Slunkin nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

 

Advertisement

Ndërsa Rusia po pëson humbje në lindje të Ukrainës, analistët besojnë se udhëtimi i saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së po bëhet në kohën e duhur.

 

“Kjo është një pikë kritike pasi ukrainasit tani po shënojnë sukses në luftë”, tha David Marples nga Universiteti i Albertës në Kanada.

 

Advertisement

“Unë mendoj se situata në Ukrainë nuk është një shenjë e mirë për Aleksandër Lukashenkon. Unë mendoj se ai përballet me probleme të mëdha. Sepse kjo do të thotë se Rusia mund të mos jetë në gjendje të vazhdojë ta mbështesë atë”, vlerëson David Kramer nga Qendra Presidenciale e Xhorxh W. Bush.

 

Tsikhanouskaya ka qëndrim të ngjashëm.

 

Advertisement

“Kur ukrainasit fitojnë, kjo e dobëson Putinin dhe kështu edhe Lukashenko bëhet i dobët”, tha zonja Tsikhanouskaya.

 

Zonjës Tsikhanouskaya iu desh të largohej nga Bjellorusia me dy fëmijë të vegjël në gusht të vitit 2020, pas shtypjes brutale paszgjedhore nga regjimi i Lukashenkos ndaj protestuesve paqësorë. Shumica e vëzhguesve perëndimorë e konsiderojnë atë një fituese legjitime të fushatës presidenciale të atij viti, në të cilën ajo hyri, duke zëvendësuar burrin e saj, një bloger i njohur, i cili u arrestua dhe më vonë u burgos për 18 vjet nga autoritetet.

 

Advertisement

Ajo mbetet një avokate e një lëvizjeje paqësore.

 

“Unë ende besoj në zgjidhjen paqësore të krizës bjelloruse”, tha zonja Tsikhanouskaya.

 

Advertisement

Ekspertët thonë, megjithatë, aktivistët e lëvizjes protestuese në Bjellorusi janë të zhgënjyer nga dështimet e demonstratave paqësore dhe kërkojnë veprime më të fuqishme nga udhëheqësit e tyre.

 

“Shumica dërrmuese e protestuesve sot mbështesin përdorimin e forcës për të arritur ndryshimin në vend, sepse ata e kuptojnë se protesta paqësore i bëri ata të largoheshin nga vendi dhe burgosjen e të afërmve të tyre”, tha zoti Slunkin.

 

Advertisement

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të trajtohen shumë çështje të rëndësishme, por udhëheqja e opozitës bjelloruse shpreson ta drejtojë vëmendjen e udhëheqësve të botës në çështjet bjelloruse, me shpresën për të zgjidhur krizën politike në vendin e saj në një mënyrë jo të dhunshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy