Ukraina rimerr disa territore, por bombardimet ruse shkatërrojnë Mariupolin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina rimerr disa territore, por bombardimet ruse shkatërrojnë Mariupolin

Ministria britanike e Mbrojtjes në vlerësimin e saj të fundit të inteligjencës për luftën, bën të ditur se Ukraina ka mundur të rimarrë qytete dhe pozicione mbrojtëse në lindje të kryeqytetit, Kiev.

 

Rezistenca vazhdon edhe në qytetin port strategjik të Odesës, në juglindje të vendit. Në një muaj luftë, forcat ruse nuk kanë arritur të ushtrojnë kontroll të plotë mbi një qytet të vetëm të madh, avancimi i tyre ka ngecur në disa fronte madje kanë humbur terren ndaj kundërsulmeve ukrainase.

 

Advertisement

Por çmimi që po paguhet është i tmerrshëm. Porti jugor i Mariupolit do të mbetet në histori si një nga qytetet më të bombarduara dhe më të shkatërruara të kohës sonë. Situata humanitare vazhdon të përkeqësohet, ndërsa Rusia ka bllokuar dërgimin e ndihmave humanitare.

 

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka deklaruar se një korridor i sigurt mund të hapet këtë të premte, për evakuimin e civilëve me automjete private. Megjithatë, disa qytetarë kanë arritur të ikin përmes korridoreve humanitare të negociuara nga zyrtarët ukrainas dhe rusë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy