Ukraina ka shënuar përparimin e saj më të madh në jug të vendit, që nga fillimi i luftës.

 

Forcat ushtarake rimorën fshatrat përgjatë brigjeve të lumit Dnipro, duke krijuar një front të madh, që po e detyron Moskën të braktisë tokën e aneksuar vetëm disa ditë më parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtë e ka konfirmuar dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky.

 

VOLODIMIR ZELENSKY

PRESIDENT I UKRAINES

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Qendra të reja të populluara janë çliruar në disa rajone. Luftimet e ashpra kanë vazhduar në shumë zona. Po rritet besimi që Rusia ka bërë gabim kur ka nisur luftën kundër Ukrainës.”

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Një ditë më parë, Zelensky tha se ushtria ukrainase ka kontroll të plotë mbi qytetin strategjik të Limanit, që gjendet në rajonin Donjeck.

 

Rënia e këtij qyteti është konsideruar një tjetër dështim për rusët, pasi Vladimir Putin pak ditë më parë shpalli aneksimin e katër rajoneve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndërkohë, shtetet e bashkuara vijojnë të ndihmojnë Ukrainën, duke i dërguar një paketë  të re ndihme me vlerë 625 milion dollarë, ku përfshihen sisteme raketore, municione, e makina të blinduara.