Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) do të sigurojë një paketë ndihme prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën për ta ndihmuar atë të përgatitet për dimër, njoftoi të martën zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti Zelensky u takua me Komisionerin e Lartë, Filippo Grandi, gjatë vizitës së pestë të kreut të UNHCR-së në Ukrainë që kur forcat e armatosura ruse pushtuan vendin në shkurt 2022.

“Një paketë e re ndihme nga UNHCR me vlerë 100 milionë dollarë do të vihet në dispozicion për të përgatitur Ukrainën për dimër. Duke pasur parasysh granatimet e pandërprera të objekteve energjetike, kjo është një ndihmë shumë e rëndësishme”, vuri në dukje Zelensky në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga shërbimet e tij.

Ai shtoi se Ukraina kishte nevojë për ndihmë të mëtejshme për të riparuar shtëpitë e dëmtuara dhe për të ngritur strehimore në shkolla dhe spitale në mënyrë që refugjatët të mund të kthehen në vend.

Nga ana e tij,  Grandy tha se ai siguroi presidentin ukrainas se UNHCR do të vazhdojë të “qëndrojë pranë qeverisë së tij”, duke ofruar ndihmë për të prekurit nga lufta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përgatitja për dimër është prioritet”, vazhdoi ai, duke sqaruar se përtej 100 milionëve të zotuara që do të vihen në dispozicion, agjencia e tij “do të vazhdojë të mobilizojë burimet”.

Grandi vizitoi gjithashtu një spital për fëmijë në Kiev, ku dy persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën, duke përfshirë shtatë fëmijë, gjatë bombardimeve ruse këtë muaj.

“Asnjë vend nuk duhet të jetë më i mbrojtur se spitali i fëmijëve. E megjithatë, ai u godit nga një raketë më 8 korrik”, ka shkruar ai.

Kievi akuzoi Moskën për shënjestrimin e drejtpërdrejtë të spitalit. Pala ruse e mohoi këtë, me burime në Moskë që thanë se objektivat ishin infrastruktura energjetike dhe ushtarake aty pranë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

UNHCR vlerëson se ka 6.5 milionë refugjatë nga Ukraina për shkak të luftës, ndërsa të paktën 3.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit./vizionplus.tv