Vëllazëri gjeopolitike në Soçi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vëllazëri gjeopolitike në Soçi

Presidenti i Serbisë po ashtu theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në sferën ushtarako-teknike është në nivelin më të lartë dhe se Beogradi zyrtar shpreson në marrëveshje të reja.

Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë në histori, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Soçi.

“Unë besoj se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë në histori”, tha Vuçiç, siç raporton agjencia ruse TASS.

Presidenti i Serbisë po ashtu theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në sferën ushtarako-teknike është në nivelin më të lartë dhe se Beogradi zyrtar shpreson në marrëveshje të reja.

Advertisement

“Po, bashkëpunimi ynë ushtarako-teknik është në nivelin më të lartë. Ju jemi mirënjohës për dhuratat e bukura që morëm. Mendoj se do të kemi marrëveshje të reja në sfera të ndryshme”, tha Vuçiç.

Gjithashtu, Rusia pret që kryeministrja serbe Ana Brnabiç të vizitojë Moskën në dhjetor, tha sot presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me homologun serb Aleksandar Vuçiq në Soçi.

“Ne po zhvillojmë marrëdhëniet mes qeverive të dy vendeve. Ne presim që kryeministrja juaj të vijë në Moskë në dhjetor”, i tha Putin Vuçiçit, transmeton TASS.

Më herët, në fillim të takimit me Vuçiçin, Putin njoftoi se Moska dhe Beogradi do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për kushtet e marrëveshjes së re për furnizimin me gaz të Serbisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy