Vendi i parë në botë/ Kina do të vaksinojë edhe fëmijët 3 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendi i parë në botë/ Kina do të vaksinojë edhe fëmijët 3 vjeç

Kina po përgatitet për të vaksinuar kundër COVID-19 fëmijët nga mosha 3 vjeç, duke u bërë kështu vendi i parë në botë që u bën vaksina të vegjëlve.

 

Kina shpreson të vaksinojë të paktën 70% të popullsisë së saj, ose rreth një miliard njerëz, deri në fund të vitit.

 

Advertisement

Një zëdhënës i laboratorit kinez Sinovac , i cili prodhon një nga tre vaksinat që janë aktualisht në dispozicion në Kinë, tha se të miturit mund të marrin Coronavac.

 

Laboratori kinez ka përfunduar provat klinike tek fëmijët dhe adoleshentët, rezultatet e të cilave do të publikohen në revistën shkencore britanike “The Lancet”, shpjegoi ai.

 

Advertisement

Përveç Sinovac, në Kinë të rriturve u jepet një vaksinë nga kompania Sinopharm dhe një nga Cansino Biologics, të cilët po ashtu kanë nisur provat klinike te të miturit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy