VIDEO/ Autori i masakrës në paradë sapo ishte liruar nga burgu, shumë fëmijë të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Autori i masakrës në paradë sapo ishte liruar nga burgu, shumë fëmijë të plagosur

Dalin detajë në lidhje me autorin e masakrës në SHBA ku gjatë një parade festive një fuoristrade mori përpara turmën me njerez duke lënë të paktën 5 të vdeku dhe 40 të plagosur.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në një  paradë Krishtlindjesh në Waukesha , një qytet me mbi 60,000 banorë, rreth 30 kilometra nga Milëaukee, Wisconsin .

 

Advertisement

Policia arrestoi të akuzuarin për këtë masakër të vërtetë:  drejtuesi i fuoristradësështë një 39-vjeçar i cili doli nga burgu dy ditë më parë.

Darrell Edward Brooks Jr , një shtetas afrikano-amerikan rezulton përgjegjës për një listë të gjatë krimesh.

 

Brooks u lirua nga burgu dy ditë më parë pasi pagoi një garanci prej 1000 dollarësh. Në të kaluarën ai akuzohej ndër të tjera për rezistencë ndaj arrestimit, rrahje, tentativë për mbytje dhe mbytje, shkatërrim të pronës, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, ngacmim seksual.

Advertisement

 

Ngjarja shumë e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 me orën lokale gjatë një parade që nis sezonin e festive të fundit ( Krishtlindjet) aq më tepër që qyteti këtë vit feston125 vjetorin e krijimit.

 

Imazhet e para që u shfaqën në rrjetet sociale tregonin një fuoristradë të kuqe (një Ford Escape, sipas disave) duke mbërritur me shpejtësi të madhe nga fundi i paradës. Në pamjet e tjera shihet i njëjti mjet që pasi kalon me shpejtësi të ulët bandën frymore te paradës, shton shpejtësinë dhe merr përpara njerezit duke ikur pasi ka thyer disa barriera. Vec 5 viktimave, më shumë se 40 persona u plagosën, shumica e të cilëve janë fëmijë. Ndërsa makina me autorin brenda u ndalua pak më vonë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy